Sqarim

redaktor

Panorama e sotme ka botuar një ad hominem të Agron Gjekmarkaj kundër meje dhe blogut “Peizazhe të fjalës.”

Çfarë u bë shkas për këtë fletë-rrufe, ishte shkrimi i botuar para pak ditësh, me titullin Neoskënderbegasit, dhe me autor Jabanxhiun.

Sikurse mund ta dinë shumë lexues, synim kryesor i blogut Peizazhe të fjalës ka qenë dhe mbetet që të ofrojë një platformë pluraliste të mendimit bashkëkohor shqiptar dhe në lidhje me punët e Shqipërisë e të shqiptarisë.

Jabanxhiu i atij shkrimi ka qëlluar të mos jetë shqiptar (këtë mund ta dallojë kushdo thjesht duke lexuar tekstin), por amerikan; studiues që e ka mësuar shqipen relativisht vonë; pa çka se prej kohësh i ndjek dhe i njeh nga afër punët tona, fermentet kulturore dhe mendimin shqiptar bashkëkohor.

Edhe pse ai shkrim s’është imi, dhe përfaqëson një pikëvështrim të ndryshëm nga imi, unë i dal megjithatë zot nga fillimi deri në fund, sa kohë që autori ka qenë i ftuar në blog prej meje dhe është lejuar të shkruajë me pseudonim, edhe ngaqë unë e njoh mirë.

Reagime brutale si ky i sotmi në Panorama janë pikërisht arsyejaJabanxhiu zgjodhi të shkruajë me pseudonim – sepse ndryshe nga unë, që mbetem palë e këtyre debateve dhe e kam njëjtësuar identitetin tim publik me to, ka të tjerë që kanë edhe interesa të tjera për t’u kujdesur.

Gjekmarkaj mund të dëshirojë të dijë, me çdo kusht, emrin “real” të Jabanxhiut, kushedi që t’ia qëndisë edhe atij një ad hominem të posaçëm, kur t’i vijë radha; madje ka ndonjë pasazh në shkrimin e tij, ku aludohet se Jabanxhiu mund të jem unë!

Do t’i përgjigjesha me fjalët e Foucault-it: “Mos pyesni kush jam dhe mos më kërkoni të mbetem po ai… Le t’ua lëmë burokratëve dhe policisë të kujdesen që t’i kemi dokumentet në rregull.”

Dhe, megjithë vrerin që ky njeri vjell kundër blogut tonë, do të shtoja se një shkrim si ky i sotmi i Gjekmarkajt në Panorama, vështirë se do të ish botuar ndonjëherë te Peizazhet: ne i kemi më të larta standardet.

 

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Share This Article
3 Comments
  • O Ardian Vehbiu o lum miku. Nuk krahasohet ajo gazeta Pornorama me blogun tend

    Pornorama ekziston vetem per te botuar listat e kasolleve qe legalizohen dhe per te raportuar kush beri pordhe ne PS dhe kush ishte me afer pordhacit ne ate moment.
    E keni pare qe cdo tre dite, fjala kryesore ne titullin e tyre eshte “LISTA E…”? PAstaj mbledhin muhabete kurvash te Tiranes dhe i qisin ne faqe te pare me shale e medemek me seks simbola si Ciljeta

    Jane qesharake, por ndoshta i tille eshte ambjenti dhe funksionojne per ata qe ashtu e kuptojne gazetarine, ndoshta sepse nuk kane lexuar kurre nje gazete te vertete.

    Kurse Peizazhe te Fjales eshte nje blog elitar, kush nuk me beson le ta vizitoje, ku spikat ajo qe une vleresoj me shume nga te gjitha: RESPEKTI PER GJUHEN SHQIPE, PER DREJTSHKRIMIN E SAJ.
    Respekte

  • Platforme pluraliste? Po Xhaxhai i nxjerr per zhelesh, siç thonte Zhelefina, te gjithe ata qe nuk ia mbajne ison. Vate dhe Xhaxhai, eshte bere me keq se Lubonja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *