Sqarimi i Ministrisë së Financave

Saimir Lleshi

Ministria e Financave është duke parë me përparësi zgjidhje të reja për të ofruar jo vetëm transparencë të plotë në kryerjen e pagesave ligjore të të përndjekurve politikë, por sidomos përmirësime teknologjike që shpejtojnë përfundimin e këtij procesi të gjatë dhe të vështirë.

Për këtë arsye ka filluar puna për krijimin e sistemit të informatizuar të menaxhimit të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë.

Ministria e Financave ka nisur prej kohësh procesin e pagesave për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë, proces i cili ka rezultuar i gjatë dhe i vështirë.

Kështu, nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish të dënuar, të cilët jetojnë, si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekëh dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%.

Gjatë vitit 2014, janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues me një shumë totale prej 275 milionë lekë. Ecuri pozitive është shënuar edhe gjatë vitit 2015.

Një nga objektivat e Ministrisë së Financave, për vitin 2016, është përfundimi i plotë i shpërndarjes së këstit të pestë dhe fillimin e likuidimit të këstit të gjashtë për kategorinë parësore, si dhe vazhdimin me përpikëri dhe seriozitet të shpërndarjes së fondit sipas numrit rendor të kësteve paraardhëse për kategorinë joparësore.

Por, për të realizuar këtë proces në mënyrë sa më efiçente dhe të shpejtë, si dhe për t’i ofruar publikut siguri dhe transparencë të plotë në realizimin e këtij procesi, Ministria e Financave ka nisur ndërtimin e një sistemi informatik, nëpërmjet të cilit të kryhet i gjithë procesi i pagesave për ish të dënuarit politikë.

Ky sistem do të përdoret për realizimin automatik të të gjithë procesit, që nga regjistrimi i dosjeve e deri në ekzekutimin e pagesave, si dhe do të ofrojë transparencë të plotë për të gjitha veprimet e kryera.

Përdorimi i këtij sistemi do të ndikojnë ndjeshëm dhe në përshpejtimin e procesit, duke eleminuar, sa më shumë të jetë e mundur, punën manuale dhe duke siguruar automatizimin e saj. Projekti ka nisur në gusht 2015 dhe sistemi do të fillojë funksionimin online në mars 2016.

Share This Article
2 Comments
  • CANIT TE GOMARIT QE PI UJE ME KOVE !

    Ti dhe paraardhesit tuaj keni abuzuar dhe vazhdoni te abuzoni me parate e djerses se shqiptareve. Se ç’fare te duhet nje “sistem i kompjuterizuar” per te paguar te ashtuquajturit te denuar politike, vetem ti e di, sepse do mjaftontenje Data-Baze ne Access per te bere gjithsaduhet ! dhe ajo qe eshte me e rendesishmja … pothuajse falas (sepse duhet ta bejne te punesuarit tuaj qe kane shenuar ne CV-te e tyre njohuri per programet e MS-Office).

    Ne nje nga kollonat, meqe kerkon te na shesesh transparencen tende, sheno: nenit e kodit penal me te cilin eshte denuar personi, kohen e burgimit apo te internimit, natyrisht me data, dhe aprovimin si te denuar politike, nga kokerruari me i fundit i Ministrise se Drejtesise.

    Dhe e di pse, sepse do ju duhet te pergjigjeni deri me nje ne te ardhmen e afert per edhe nje qindarke te shperdoruar nga parate e shqiptareve.

  • A do te mbaroje ndonje dite ky shperblim? Cfar taksirat kemi ne te gjoret te paguajme per ata qe die kane shkele ligjet?Te perndjekuritpolitike nuk jane pambarim.E meritojne shperblimin VETEM ata qe kane kundershtuar regjimin politikisht dhde jo edhe ata qe jane denuar per vepra penale ordinere,dhe ketza nuk jane te paket.Amn ore jepini fund ketij muhabeti se kemi 25 vjete qe e ndigjojme kete daulle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *