Sqarimi zyrtar/ Detajet dhe provat e arrestimit të Morinës

Saimir Lleshi

Policia e Tiranës dha sqarimin zyrtar për arrestimin e Ismail Morinës, i riu i cili u bë i njohur për shkak të hedhjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Policia sqaron se Morina është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa tre personat e tjerë për moskallëzim krimi. Përveç Morinës, policia ka arrestuar edhe Erion Bahushin, 22-vjeç, Denis Ballën, 21 vjeç, si dhe Marin Rexhën, 20-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

“Ndaj këtyre shtetasve është ushtruar kontroll nga shërbimet e policisë në rrugën “Petro Nini Luarasi”  dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Ismail Morinaj, i është gjendur e fshehur në trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava “me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targë AA 874 KY  dhe gjendej në shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha.

Gjatë kontrollit të mjetit në pjesët  e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja dhe një armë tjetër pistolete tip TT si dhe 30  fishekë për këtë pistoletë”, sqaron policia.

Gjithashtu në automjetin e këtij shtetasi i janë gjendur dhe 36 bileta, me emra të ndryshëm, për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Burimet zyrtare sqaruan se në automjet është gjendur dhe një gëzhojë pistoletë. Shtetasit e mësipërm janë arrestuar nga policia, ku edhe është përpiluar akuza ligjore, e cila do t’i kalojë Prokurorisë. /Dita/

biletat-e-falsifikuara

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *