Sqarimi zyrtar i policisë për eksplozivin ndaj biznesmenit

Saimir Lleshi

Policia e Shtetit dha sqarimin zyrtar në lidhje me vendosjen e eksplozivit ndaj një automjeti sot në Tiranë.

Siç ju kemi informuar, bëhet fjalë për biznesmenin Nuredin Suli, të cilit i është vendosur një eksploziv poshtë automjetit të tij por që ka rënë në momentin që po dilte nga parkingu i qendrës tregtare.

Sipas policisë, ky shtetas është me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa një vit më parë i është organizuar edhe një atentat për hakmarrje, por që ka rezultuar i pa suksesshëm.

“Në datë 08.02.2016, rreth orës 11:15 në rrugën “Medar Shtylla” tek parkingu i qendrës “Kristal”, shtetasit Nuredin Suli, 53 vjeç, i është vënë një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”. Eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere.

Ky shtetas, i skeduar dhe me pretendentë kriminalë, sipas informacioneve paraprake, para 1 viti në qytetin e Patosit, Fier ka qenë synim i një atentati tjetër për arsye hasmërie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. /DITA/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *