Stabilizohet Shumaher, drejt daljes nga koma

anazapta

Mikael Shumaher është duke dalë nga koma. E përditshmja franceze “L’Equipe” bën të ditur se shtatë herë kampioni i botës është në fazën e rizgjimit progresiv nga koma klinike, pasi gjendja e tij duket e stabilizuar dhe mjekët e spitalit të Grenobles planifikojnë të nisin fazën e rikuperimit. Gazeta citon burime të afërta, por pa zbuluar identitetin e njerëzve që dhanë këtë informacion, duke shtuar se Shumi po reagon pozitivisht ndaj procesit të daljes nga koma që ka nisur në fillim të kësaj jave. Pas publikimit të lajmit, menaxherja e ish-pilotit, Sabine Kehm, nuk ka preferuar të bëjë komente, duke theksuar se përderisa një gjë e tillë nuk është thënë publikisht nga mjekët, atëherë mund të konsiderohet spekulim. Prej disa javësh nuk ka asnjë raport mjekësor rreth gjendjes së Shumaherit, i cili iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë për shkak të dëmtimit të rëndë.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *