Stadiumi i ri, në tetor bëhet oferta përfundimtare

redaktor

Skënderbeu e Kukësi do të luajnë në dy javët e ardhshme në play-off, me synimin madhor për t’u kualifikuar në fazën e grupeve në Europa League. Nëse ia arrijnë, për fat të keq nuk do t’i luajnë ndeshjet e tyre në Shqipëri, pasi stadiumi “Qemal Stafa”, ku ka luajtur Kukësi në të tre raundet dhe Skënderbeu kundër Shahtjor Karagandit në Champions, nuk i plotëson kushte për takime të tilla. Çështja e stadiumit ka qenë shqetësimi i përbashkët në shumë pyetje të drejtuara presidentit të FSHF-së, Armand Duka, nga tifozët, nëpërmjet portalit Superliga Shqiptare. Duka ka sqaruar se FSHF është ende në kërkim “për gjetjen e një partneri, i cili duhet të financojë një pjesë të projektit, ta ndërtojë dhe menaxhojë atë. Nga seleksionimet në fazat e përcaktuara nga konsulenca kanë mbetur tri kompani në garë, kanë marrë dokumentacionin përfundimtar dhe brenda muajit tetor duhet të japin ofertat e tyre. Pas këtij procesi do të duhet që të merret leja e ndërtimit e të fillojë puna”. Megjithatë, edhe nëse realizohen të gjitha këto, Duke kujton se puna e stadiumit nuk mbaron me kaq, pasi jo gjithçka është në dorë të federatës: “… gjithmonë duke rikujtuar nëse qeveria shqiptare plotëson financimin e premtuar të 25 për qind të projektit. Në limitet kohore të përcaktuara nga konsorciumi i konsulencës, stadiumi duhet të përfundojë në fund të vitit 2015. Që këto afate kohore të respektohen, do të duhet që të kemi mbështetje të sigurt për financimin nga qeveria dhe shpejtësi në vendimmarrjet për lejen e ndërtimit”.

Share This Article
1 Comment
  • A i shikoni keto ,mballoma lajmesh te kaluara qe dalin cdo dite ne gazete?
    Nderhyni ne programin kompiuterik qe te hiqen perseritjet se duket sikur jeni gazete amatoresh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *