Nga Bedri Islami
Në të gjithë botën ka rrugaçë. Shqipëria është ndër të paktat vende në botë që rrugeçërit i ka në parlament.
Në të gjithë botën ka njerëz që i shërbejnë shërbimeve sekrete të huaja. Disa e bëjnë nga dëshira, disa nga paraja, disa të tjerë nga vartësia ideologjike. Shqipëria është ndër të paktat vende që njerëzit e shërbimeve të huaja i ka në parlament. Nuk e bëjnë se kanë shkak të jenë të zemëruar me vendin e tyre, nuk shërbejnë se kanë një hall apo vijnë nga vendet , të cilit i shërbejnë. Janë të tillë për dy shkaqe themelore: ose se duan të rrinë në pushtet, ose për pushtetin që i ka ikur nga duart dhe e dëshirojnë me çdo kusht, dhe, lidhjet e tyre familjare i kanë shtyrë drejt kësaj jete. Edhe kur rasti i sjell të jenë presidentë apo shefa qeverie. Edhe kur i kanë dajallarët e fëmijëve funksionarë të lartë të një shërbimi të huaj, si, ta zëmë të shërbimit serb. Edhe kur thërrasin si këshilltarë figura të lidhura haptas me shërbimin grek apo serb, dhe bile mburren për këtë. Edhe kur emërojnë ministra nipër e mbesa të funksionarëve të lartë të shërbimit sekret serb në Kosovë. Edhe kur i bëjnë rixha ministreshave greke dhe, për një puthje në faqe, janë gati të lënë peng gjysmën e detit jugor. Në këto gati 30 vite kemi pasur në politikën tonë kaq shumë “të deleguar” dhe “këshilltarë” të harbuar në sofrat serbe e greke, sa që nuk mund të ishte menduar.
Në shumë vende të botës ndodh që përplasja për pushtetin sjell debat, mendim, në fund të fundit ecuri dhe dëshirë të ligjshme për pushtet. Në Shqipëri, më saktë, në parlamentin e këtij vendi, përplasja vjen jo përmes debatit, por nga mendjet e boshta; debati është i panjohur përmes logjikës, por përmes sharjeve; “doktorët” e “doktoreshat” e shkencave janë ndër më kallpët e politikës, që, jo vetëm nuk kanë drojë se vjedhin, por edhe mburren me vjedhjen, mes deputetëve fjala vizion është diçka e huaj dhe e papërfillshme; dhunuesit nuk nxirren jashtë me shqelma, por janë të sigurtë se do të jenë përsëri deputetë e ndoshta ministra. Ministrat e sotëm ndjejnë keqardhje që, në një çast zemërimi të shefit janë të larguar në drejtimin e tyre, dhe, deputetët përballë, ata që i gjuajnë me miell e vezë, çizme, copra letrash të grisura, po ta kenë në duart e tyre, i hedhin edhe më shumë se kaq. Jo më kot dhe jo rastësisht , një nga drejtuesit e dikurshme, ka kërcënuar dhe i vjen keq që viti 1997 nuk i vrau të gjithë.
Përse ndodh kjo në parlamentin e Shqipërisë, ku, pasi hidhen bomba tymuese dhe çizme, bojkotime, largime, marrje pjesë në një seancë për të mos djegur një mandat, për pak kohë ripërsëriten skenat me ujë, miell, britje të çmendura dhe parulla në një gjuhë të huaj, përgjigje vendçe nga shumica, pastaj përsëri zemërim i përkohshëm opozitar, sharje qeveritare, sms-të e njohura erotike, pastaj instagram, sikur shteti bëhet përmes instagrameve dhe opozita vjen në pushtet përmes fb-ve: kundërshtim të një djali të ri për një post qeveritar nga ata që ishin pro drejtimit të qeverisë nga bashkëmoshatarë, të cilët, edhe pse janë ministra heshtin…
Qeveria e sotme mund të ketë mjaft të meta dhe, në fakt ka. Mund ta ndëshkosh për shumë gjëra, dhe është e drejtë që ndaj saj të mbash një gjykim më të ftohtë dhe më racional. Shefi i qeverisë së sotme, megjithëse pritej shumë ndryshe nga ai dhe tani po rrëshqet marramendshëm ndaj humbësit të shpresës dhe të përkulurit ndaj forcës, më herët disi i prirë drejt nacionalizmit dhe befas kozmopolit, ende nuk e ka mësuar të vërtetën se pushteti i është dhënë atij nga njerëzit e zakonshëm, të cilët, në mjerimin e tyre, kanë pritur nga ai pikërisht shpresën.
Por, mbi të gjitha, qeveria dhe shefi i saj, duhet të marrë mësimin e mos mbajtjes së fjalëve: të fjalës që është dhënë rreth 5 vite më parë për të ndëshkuar krimin e ndodhur para ardhjes së saj në qeveri; fjalës që ka dhënë kur ishte në opozitë se, maskarenjtë dhe oligarkët e politikës maskaruese një ditë do të ndëshkohen për mjerimin dhe se, pas epokës së qeverisjes së saj do të jetë një frymë e re qeverisjeje.
Ajo, qeverisja, dhe Ai, qeverisësi, nuk e bënë këtë. Po e lënë vendin ashtu si e gjetën, me njerëz të pandëshkuar e disa herë të mikluar pranë vetes. Edhe sikur të qeverisin në dhjetë vitet e ardhshme dhe gjasat janë të qeverisin gjatë, jo për meritë të tyre, por nga boshllëku politik që kanë përballë, ata, me këtë frymë, avashtësi dhe pritje, do të kenë përsëri pranë vetes, në atë sallë që nuk i ngjan asnjë parlamenti, po këto njerëz, të cilët kanë mbi vete vjedhje, tallje, shitje të atdheut dhe vrasje.
Të gjithë së bashku kanë drojën e pazakontë të Vetingut. Thelbi i çdo proteste opozitare apo i çdo heshtjeje qeveritare është pikërisht ky: mundësia e humbjes së pasurisë së tyre dhe kthimi i tyre ashtu si janë në të vërtetë: në hiç.
Në të gjithë këto ditë, veç atyre gjyqtarëve e prokurorëve të larguar apo të atyre që janë tërhequr nga profesioni për t’i shpëtuar kontrollit financiar, të paktë janë ata që kaluan “klasën”, por, nëse kjo do të kishte filluar me politikën, do të ishte një humnerë edhe më e thellë.
Një klasë politike që është e gatshme të përmbysë vendin për pallatet e tyre, një shumësi që është deleguar në parlament në emër të Njëshit për të qenë zero; disa trungje në vend të mendjeve, njerëz që nuk gëzohen se përçuan një vizion, por që sulmuan me gurë; grupe të politikës që ngjajnë më shumë me grupe kriminale se sa me njerëz të ligjit dhe që në të vërtetë duhet të jenë objekt i ligjit; liderë politikë që mburren kur u thonë se jeni agresivë… këto nuk mund ta bëjnë shtetin. Këto janë, në të vërtetë, antishtet.
Ne kemi një grup parlamentar opozitar që sundohet me dorë të hekurt nga një njeri i çartur, që, sa vjen e çartet më shumë, por që autoritetin e ka të mbivendosur mbi të gjithë e mbi gjithçka; që ka krijuar perandorinë e së keqes dhe lëshon, herë pas here, langonjtë e tij të politikës, si të ndërsyer. Një grup opozitar që mbështet lëvizjen e tij sipas humorit apo antihumorit të një njeriu bën atë çka ndodh në një sallë parlamenti. Jo rastësisht të kujton profilin e një lideri të dikurshëm fashist, lajmet për të cilin shtatmadhoria i përgatiste sipas humorit të ditës.
Ne kemi një grup parlamentar qeverisës që nuk e di pse është aty, veç ngritjes së kartonit. Ata i ngjajnë më tepër pallatit të kukullave, se sa njerëzve me personalitet. I gjithë mendimi i saj është tek deklaratat partiake të Ballës, si njeriu i dytë në PS dhe tek deklaratat vetjake në rrjetet sociale të Pjerin Ndreut. Shumë prej tyre do e kishin dhënë me gëzim mandatin e deputetit, nëse u kërkohet të jenë kryetari bashkie ku janë të bindur se fitojnë.
Shumë afera janë të ngritura mbi kokën e opozitës. Por, po kaq, në mos më tepër, mbi shpatullat e qeverisjes. Viti 2018 kishte rekordin e tij të njëjtë me rekordin e vitit 2013. Shumë prej tyre janë nën ankthin e një dite kur gjërat mund të jenë të prapështa për to, por të mbara për të tjerët dhe, të tjerët janë shumica. Armiku i tyre nuk është parlamenti. Ata e kanë bërë përcaktimin e tyre: është shefi i qeverisë, dhe ky ka qenë gjithnjë, jo kundërshtari, por armiku; dhe nuk është përjashtim nga rasti (armik i tyre ka qenë edhe Nano, në kohën e tij e më pas u bënë vëllezër, edhe Majko, që shpërfillshëm i vënë mbi kurriz pasuri marramendëse, edhe Meta, që tani është sivëllai i tyre e nesër mund të jetë edhe Rama), armike e tyre është edhe një grua që, në genin e saj është e djathta, deri para kohësh në periferinë e sistemit, prokurorja e përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku, e cila është gjuajtur më shumë se gjithë të tjerët së bashku e po kërcënohet aq haptas sa nuk ndodh kurrë në një vend të zakonshëm demokracie.
Në 28 vite pluralizëm shembja më e madhe që ka ndodhur është shteti. Shteti është shembur. Tani vendi ndodhet në mes dy përballjeve: të atyre që duan të bëjnë shtet dhe përmes dëshirës bëjnë gabime, dhe, atyre që duan antishtetin, shkatërrimin e shembjen e vazhdueshme të tij.
Berisha deklaroi triumfueshëm se revolucioni hyri në sallën e parlamentit.
Është e para herë që një revolucion, si ka paralajmëruar Paloka, mund të nisë me miell, vezë e ujë.
E mjera opozitë, e cila, ende nuk e ka kuptuar se çmenduria ndaj pushtetit nuk është edhe çmenduria e krejt vendit.
Kur ta mësojë do të ketë nisur periudhën tjetër legjislative të opozitarizmit.
I shkreti pushtet që nuk e kupton se kjo rrugë e çon drejt humbjes dhe ndoshta edhe drejt ndëshkimit
Nuk dua ti shtoj asnje presje ketij artikulli,ku autori si gjithmone ben analiza shume te sakta per politiken shqiptare por do te desha prej tij te me shpjegoje se cfare kuptimi ka deklarata e Lulit te Vocer: KRYENGRITJE DEMOKRATIKE
Perhere e kam neveritur propaganden majtiste, per shkak te hipokrizise se saj uleritese.
Por, propaganda e majtisteve shqiptare kalon cdo limit te perfytyrueshem.
Dhe kjo e ka nje shpjegim: jane adhurues te diktatorit me gjakatar qe pat njohur Europa, pas luftes se dyte boterore ( Stalini , shumicen derrmuese te krimeve te tija, e pat kryer para luftes).
I cilesuar si “Hitleri i pasluftes”, nga Europa zyrtare, diktatori barbar, Enver Hoxha, ka adhuruesit dhe admiruesit e tij, te cildet jane qe te gjithe me socialisten, por edhe me ndonje partize tjater te se majtes.
Keshtuqe, nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, pervecse ky soj adhuruesish te jete kaq fyes ndaj intelektit.
Zoti Bedri Islami ( kembengul qe ta quaj keshtu, per shkak te edukates sime, edhe pse nuk e meriton, madje nuk besoj asqe edhe e pelqen vete i keshtuquajturi ) na qenkesh skandalizuar per rrugecerit ne Parlamentin e Shqiperise….!!!
C’ironi! C’tallje me ata qe ia lexojne shkrimet e perditshme ne gazeten tone te nderuar! C’fyerje edhe per inteligjencen e derrkucave te Pukes madje!
Pse i them keto?
Sepse, ka vite, ka 5 vite, qe gjithe Shqiperia, gjithe Europa eshte skandalizuar me KRIMINELET e Parlamentit te Republikes se Shqiperise; me trafikantet e droges, me trafikantet e prostitucionit, me perdhunuesit, me grabitesit, me vrasesit… te gjithe keta deputete te Partise Socialiste te Shqiperise.
Ka 5 vite qe ne shtypin shqiptar dhe ate te huaj, gazetare dhe analiste ta shumte,kane shkruar per kete fenomen turperues per kombin shqiptar, qe socialistet e sollen ne jeten politike shqiptare por, vetem zoti Bedri Islami me ca te tjere te sojit te tij (ideologjik), jo vetem qe nuk kane shkruar, jo vetem qe kane bere dhe bejne sikur nuk e shohin turpin e dale sheshit, mu ne mes te Parlamentit, por jane munduar aq shume qe, ne mos ta bejne te paqene, ta relativizojne ne maksimum ate!
Mirepo, ja tek lexojme nje shkrim te zoterise, per rrugecerit e Parlamentit…
Rrugecerit, nje fjale kjo, sado e rende, porqe nuk eshte kriminalizuese megjithate, po t’i referohemi kuptimit qe i jepet ne fjalorin e gjuhes sone – rrugecerit, pra, skandalizojne zotin Islami, por jo kriminelet, kriminelet e mirefillte, kriminelet me te keqinjte dhe me te rrezikshmit e mundshem te botes kriminale, sic jane vrasesit, trafikantet e droges, trafikantet e prostitucionit, perdhunuesit ( ne grup madje), grabitesit e dhunshem dhe pengmarresit !
Kriminele nga te gjitha keto kategori qe permendem me lart, Partia Socialiste e Shqiperise, i futi ne gjirin e saj, i beri deputete ne Parlamentin e Shqiperise, drejtues vendore te saj, titullare ne administrate etj.
Por keta nuk i bejne pershtypje artikullshkruesit!
E dini pse? – Sepse, ata jane me socialisten…
Mund te jesh edhe krimineli me i rrezikshem ne bote, por nese je me socialisten, je kriminel i mire, sepse je krimineli tone…!!!
Kjo eshte edhe psikologjia e zoterise ne fjale dhe e gjithe zoterinjve si puna e tij. Kjo eshte psikologjia e socialisteve shqiptare, ketyre adhuruesve te diktatorit me barbar dhe gjakatar qe ka njohur Europa e pasluftes, dhe njerit nder me gjakataret diktatore te botes.
Ju Bedri jeni i njeanshem, kur shkruani: “Ne kemi një grup parlamentar opozitar që sundohet me dorë të hekurt nga një njeri i çartur, që, sa vjen e çartet më shumë, por që autoritetin e ka të mbivendosur mbi të gjithë e mbi gjithçka; “. Po u pyes: a nuk eshte Edi Rama i ngjashem me keto qe shkruani edhe per Berishen? O qendroni objektiv, os mos shkruan fare te tilla shkrime, pasi behni si opozita e sotme, i pabesueshm. Kunder Berishs qelloni me gure e grushta, dhe mire beni; ndersa kunder Rames qelloni me shulla te lehta, me se shumti ledhatuese. Nuk te bejne nder te tilla shkrime, kur cdo shqiptar e sheh qarte qe Rama eshte me anti LANC se Berisha, me antipopullor se Berisha, me antihuman se Berisha dhe kjo nuk do shume mend, pasi dihet qe Rama nga PD-ja radikale ka ardhur ne PS. Keto mos beni sikur nuk dini z.Bedri.
Nuk ka me te pakuptimet se kjo politike(opozitare).Kjo eshte banalitet eshte delirante,eshte primitive, ka kaluar gjithe kifijte e politkes garauesie demokratike eshte shume antikumbetaree antishteterore.Nuk merret qeverisja me sjellje e verpime inatqore e te pakuptimeta.Turp qe merrni paga nga taska e popullit.
O Mala,nuke eshte vetem opozita pergjegjese per kete katraure te politikes shqiptare ne dite e vite,por dhe kjo mazhorance qe bashkejeton me djallin si vete djall qe ishte dhe mbeti.Mjaft,me,me lojra fjalesh e lloqe kavajsish;thote populli,populli qe ne shumice politiken shqiptare ne zgjedhjet e fundit parlamentare e nxori te dhjere,por “krenare”aqe sa dhe kerkoje me force bashke me USA e BE reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit.Malla,ke mese 30vite qe ushqehesh me produte ushqimore te tejngopur me hormon e kimikate qe po ja shkurtojne jete popullit,ku dhe ju apo ne mos ju mbi 95 perqind e shqiptareve jane preh e kesaje politike bastarde qe nuke ka te ngopur ne leke te piset e pushtet pakufi e me c;do forme e cmim brenda ligesise.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja superluksoze do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert po vjen minuti qe nga superlukset e vena me fuqine e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,ne bangen e drejtesise dh ne nje fund te turpshem e pakthim.Besoni,bnduni e ndaluni ne ligesiste tuaja dhe rrefehuni sa nuke eshte vone qe SOVRANI,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshiroje.
Kur vdes revolucioni bejne banket krimbat. Dhe kur krimbat denden me pleh shkelqejne nga yndyra dhe behen bucko krimba. Nuk duhet quajtur Parla-ment (flet mendja) por Krimba-ment, triumfi I krimbllekut. Mjafton ajo fotoja è Rames me pardesy te bardhe me berishen dhe klosin per te kuptuar se Ata vertet jane ndryshe por corba qe hengren ishte è njejta gjelle dhe ne po’ e vjellim gjithe jeten.
Bojkoti si qëllim në vete nuk mund të ndalohet por se si deputetët e kuvendit të Shqipērisë bojkotojnë kjo nuk ka lidhje me bojkotin e vērtetë të bojkotohet për ndonji kauzë aqë gjatë deri 2 ditë para djegjes madatit ndërpritet bojkoti kjo tregon se ai bëhet për hesape private kur shqiptarët në Kosovë bojkotuan institucionet e vendosura nga serbët ata i qëndruan deri në fund edhe që u pëballen me konsekuenca tepër të rënda
O Mala,nuke eshte vetem opozita pergjegjese per kete katraure te politikes shqiptare ne dite e vite,por dhe kjo mazhorance qe bashkejeton me djallin si vete djall qe ishte dhe mbeti.Mjaft me,me lojra fjalesh e lloqe kavajsish;thote populli,populli qe ne shumice politiken shqiptare ne zgjedhjet e fundit parlamentare e nxori te dhjere,por “krenare”aqe sa dhe kerkoje me force bashke me USA e BE reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit.Mala moj tifoze,ke mese 30vite qe ushqehesh me produkte ushqimore te tejngopur me hormon e kimikate qe po ja shkurtojne jete popullit,ku dhe ju apo ne mos ju mbi 95 perqind e shqiptareve jane preh e kesaje politike bastarde qe nuke ka te ngopur ne leke te piset e pushtet pakufi e me c’do forme e cmim brenda ligesise.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja superluksoze do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert po vjen minuti qe nga superlukset e vena me fuqine e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,ne bangen e drejtesise dhe ne nje fund te turpshem e pakthim.Besoni,binduni e ndaluni ne ligesiste tuaja dhe rrefehuni sa nuke eshte vone qe SOVRANI,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshiroje.
po a nuk patem thene, qe politika “demokratike” perendimore eshte demagogji ?
si shembull merrej nderrrimi i pushteteve ne amerike, midis partise demokratike me simbol gomarin dhe asaj republikane me simbol elefantin . natyrisht asgje nuk ndryshonte pervec emrit te qeverise . fat ishte (dhe eshte) se amerika e miliardereve ka buke (dhe berxolla) dhe per punetorin e thjeshte, pasi vetiu eshte vendi me pasuri te medha dhe zhvillimi erdhi gradualisht me ardhjen e emigranteve, qe gjenin ne hapesirat e pa mate te saj mundesi te pa fund pune dhe fitimi, si kontinent po thuaj i pa banuar dhe i pa cfrytezuar . ne vendet europiane, zhvillimi erdhi si rezultat i kolonializmit dhe cfrytezimit te pa meshirshem te fuqise punetore dhe ballancimi relativ i fitimit, midis grupeve shoqerore, nga levizjet demokratike te tipit; “liberte’ egalite’ fraternite’ .
por te flasesh per drejtesi e barazi dhe per berxolla e bifteke ne shqiperi, per grupet shoqerore te shfrytezuara deri ne palce, keto 20-30 vjetet e fundit, do te thote qe; hajdutet dhe kriminelet ordiner, qe sot kane pushtuar me vjedhje, ryshvete e vrasje, te gjitha fushat e ekonomise, qe mbajne gjall e frymen e shqipetareve, te sillen sikur ujku prene qe kap, te mos e haje, por t’a ….”perkedhel”…..
Mjerim per keta gazetaruc qe kemi Ngelen duke na tregu perralla qe i dijne edhe femijte ne vendin tone Si nuk doli nje tribun qe te tregoje rrugen e ta udheheqe ate me tru e vetmohim.Prisni dhe shpresoni o njerez.dembela e truthare.
Shko e ruaj lopet o zhgarravites me nivel arsimor te kopeshtit. Kush t’i boton keto shkrime pacavure ku asnje fjali nuk eshte e sakte, ku fjalite nuk kane lidhje me njera tjetren, ku figuracioni eshte halucinant. Te lexosh kete shkrim eshte turture me e madhe sesa te te rrjepe dikush te gjalle.
Bedriu u kthye perseri ne origjine: e nisi me Parlamentin dhe e perfundoi me opoziten.
A ke shtylle kurrizore o shoku Bedri? Skoliosis nuk te le te drejtosh kurrizin. Shtrembak do ngelesh tere jeten.
një revolucion, si ka paralajmëruar Paloka, mund të nisë me miell, vezë e ujë.
E di pse ? Sepse ai popull ishte athere i thesit me miell, dhe i vajit lulediellit ! Per kaq Paloka dhe babai i tij Berisha i genjente ! Tani jane kohe te tjera ! Ky popull nuk mund te jete aq budalla sa ti shkoje mbrapa edh enjehere Palokes ose Bashes, apo Berishes apo Monikes per te ber ” rrevolucion ” qe te vijne ne pushtet Kjo nuk do te ndodh kurre sa te jete jeta ! ta harroj Kjo PD NUK MERR KURRE PUSHTET per gjithmone ! Ah, po ndryshoi udheheqjen dhe stradegjine politike edhe mundet po me keta qe jane sot ne PD nuk kane per te puthur me pushtet ! Kjo eshte loja qe nuk kuptojne akoma keta politikane te mjere Ibien gozhdes ne nje vrim ! Perserisin veten me slogane si Hoxha maj Minares !
O Bedri Islami sa per ta freskuar ca kujtesen ne ate salle parlamenti qe ti sot shihke rrugace (shyqyr qe te paska ardhur shikimi), qeveritaret e sotem kur kane qene opozitare kane shtene me arme e kane plagosur deputetin. Mu aty ne ate S(t)allen e parlamentit. Pastaj ai qe sot eshte President i Republikes kur ishte atje deputet kerceu mbi tavolina duke thyer vazo e saksi se donte te rrihte nje deputete. Pastaj kur erdhen ne pushtet e mbushen ate S(t)alle parlamenti me cuba me precedente penale sa u detyrua te beje Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit (!) Keto pra jane ato qe doja te ti kujtoja meqe po shoh se qenke pezmatuar nga sjelljet e opozites sot ne ate S(t)allen e parlamentit qe drejtohet nga nje bajge e qeverise Ramiz Alise.
Mesazhi eshte i drejte, por ne perberjen e Parlamentit fajtoret e vetem, te vetmit shkaktare te perberjes se Tij, jane vetem tre persona, Edi Rama. Sali Berisha dhe Ilir Meta. Me ndryshimet e bera ne 2008-n nga takimi Rama-Berisha, Zoterit e Parlamentit dhe te Shtetit shqiptar, per momentin jane keta te Dy. Per ta ndryshuar duhet nje permbysje e Tyre se bashku me servilet dhe frikacaket qe iu sherbejne, por duket se permbysesit jane akoma ne embrion. Keta ndihen te forte, sikur tigerit prej kartoni.
Ndaj, fort i nderuar Bedri Islami, mendoj se duhet te godisni “tabelen” ne shenje, jo jashte shenjes Rama-Berisha.
Me percaktim te sakte nuk ka Faleminderi z.Bedri Islami.Opozite jo po KRIMINELE..
Dhimbia e madhe popull.