S(t)alla e Parlamentit

DITA Online

 

Nga Bedri Islami

Në të gjithë botën ka rrugaçë. Shqipëria është ndër të paktat vende në botë që rrugeçërit i ka në parlament.

Në të gjithë botën ka njerëz që i shërbejnë shërbimeve sekrete të huaja. Disa e bëjnë nga dëshira, disa nga paraja, disa të tjerë nga vartësia ideologjike. Shqipëria është ndër të paktat vende që njerëzit e shërbimeve të huaja i ka në parlament. Nuk e bëjnë se kanë shkak të jenë të zemëruar me vendin e tyre, nuk shërbejnë se kanë një hall apo vijnë nga vendet, të cilit i shërbejnë. Janë të tillë për dy shkaqe themelore: për pushtetin që i ka ikur nga duart ose e dëshirojnë me çdo kusht, dhe, lidhjet e tyre familjare i kanë shtyrë drejt kësaj jete. Edhe kur rasti i sjell të jenë presidentë apo shefa qeverie. Edhe kur i kanë dajallarët funskionarë të lartë të një shërbimi të huaj, si, ta zemë të shërbimit serb, tek të cilët nënshkruajnë edhe në shenjë besnikërie e më pas mund të bëhen edhe ministra të brendshëm të vendit të tyre.

Në shumë vende të botës ndodh që përplasja për pushtetin sjell debat, mendim, në fund të fundit ecuri dhe dëshirë të ligjshme për pushtet. Në Shqipëri, më saktë, në parlamentin e këtij vendi, përplasja vjen jo përmes debatit, por nga mendjet e boshta; debati është i panjohur përmes logjikës, por përmes sharjeve; fjala vizion është diçka e huaj dhe e papërfillshme; dhunuesit nuk nxirren jashtë me shqelma, por janë të sigurtë se do të jenë përsëri deputetë e ndoshta ministra. Ministrat e sotëm ndjejnë keqardhje që, në një çast zemërimi hedhin ujë në drejtimin e tyre, kur, ata që i gjaujnë me miell e vezë, po ta kenë në duart e tyre, i hedhin edhe më shumë se kaq. Jo më kot dhe jo rastësisht i kanë kërcënuar dhe i vjen keq që viti 1997 nuk i vrau të gjithë.

Përse ndodh kjo në parlamentin e Shqipërisë, ku, pasi hidhen bomba tymuese dhe çizme, tani ripërsëriten skenat me ujë, miell, britje të çmendura dhe parulla në një gjuhë të huaj, të cilat, duke i mbajtur vajzat çupëlina deputete, më shumë se parlament, duan të të kujtojnë hyrjen e një shtëpie publike, ku vashat ndjellin klientët e tyre?

Qeveria e sotme mund të ketë mjaft të meta dhe, në fakt ka. Mund ta ndëshkosh për shumë gjëra, dhe është e drejtë që ndaj saj të mbash një gjykim më të ftohtë dhe më racional. Shefi i qeverisë së sotme, megjithëse është më i lexuari i shumë kohrave dhe i prirë drejt nacionalizmit, ende nuk e ka mësuar të vërtetën se pushteti i  është dhënë atij nga njerëzit e zakonshëm, të cilët, në mjerimin e tyre, kanë pritur nga ai pikërisht shpresën.

Por, mbi të gjitha, qeveria dhe shefi i saj, duhet të marrë mësimin e mos mbajtjes së fjalëve: të fjalës që është dhënë rreth 5 vite më parë për të ndëshkuar krimin e ndodhur para ardhjes së saj në qeveri; fjalës që ka dhënë kur ishte në opozitë se maskarenjtë dhe oligarkët e politikës masakruese një ditë do të ndëshkohen për mjerimin dhe se, pas epokës së qeverisjes së saj do  të jetë një frymë e re qeverisje.

Ajo dhe Ai nuk e bënë këtë. Po e lënë vendin ashtu si e gjetën, me njerëz të pandëshkuar e disa herë të mikluar pranë vetes. Edhe sikur të qeverisin në dhjetë vitet e ardhshme dhe gjasat janë të qeverisin gjatë, jo për meritë të tyre, por nga boshllëku politik që kanë përballë, ata, me këtë frymë, avashtësi dhe pritje, do të kenë përsëri pranë vetes, në atë sallë që nuk i ngjan asnjë parlamenti, po këta njerëz, të cilët kanë mbi vete vjedhje, tallje, shitje të atdheut dhe vrasje.

Dita e djeshme e parlamentit shqiptar nuk ishte e pazakontë dhe as e veçantë. Ishte ajo që ishte pritur. Një stallë parlamentare, ku njerëzit e shndrruar ktheheshin në origjinën e tyre mendore, ku asgjë nuk tjetërsohet, sepse janë gatuar të tilla në vitet e gjata të pritjes për të qenë dikush.

Flamur Noka, njëri nga të tjetërsuarit njerëzorë, që dikur, ndoshta, mund të kujtonte njeriun, të ngjall krupën kur proteston për të varfërit apo kur shfaqet në afërsinë e podiumit folës. Jashtë çdo logjike njerëzore, njeriu që dikur ishte i gatshëm t’i shërbente shërbimit të fshehtë serb, ku ka jo pak nga njerëzit e tij, ish ministri i brendshëm, ndoshta më i pagdhenduri që ka pasur ky vend, që në vend të mendimit ka agresivitet dhe në vend të mendjes duhet të jetë një kungull, i cili, mëkatin më të vogël ka apartamentet që ndau për familjen e tij, është bërë dashi përçues i dhunës parlamentare.

Mund të ndjesh përbuzje për veprimin e tij, por nuk mund të jesh i çuditur. Ai përfaqëson pikërisht atë frymë që është sot në grupin opozitar, ku gjen vendin e saj edhe Kryemadhi, varianti femër i Flamur Nokës, dhe, përçudnimi moral i Salianjit gjen ndotësi në shfaqjet naive të disa vajzukeve deputete, të cilat ende nuk kanë prekur punë me dorë, veç kësaj të deputetllëkut. Pa përmendur atë çunin pa identitet me mbiemrin Balliu…

Të gjithë sëbashku kanë drojën e pazakontë të Vetingut. Thelbi i çdo proteste është pikërisht ky: mundësia e humbjes së pasurisë së tyre dhe kthimi i tyre ashtu si janë në të vërtetë: në hiç.

Në të gjithë këto ditë, veç atyre gjyqtarëve që janë tërhequr nga profesioni për t’i shpëtuar kontrollit financiar, të paktë janë ata që kalojnë “klasën”, por, nëse kjo dë të kishte filluar me politikën, do të ishte një humnerë edhe më e thellë.

Një klasë politike që është e gatshme të përmbysë vendin për pallatet e tyre, një shumësi që është deleguar në parlament në emër të Njëshit për të qenë zero; disa trungje në vend të mendjeve, njerëz që nuk gëzohen se përçuan një vizion, por që sulmuan me gurë; grupe të politikës që ngjajnë më shumë me grupe kriminale se sa me njerëz të ligjit dhe që në të vërtetë duhet të jenë objekt i ligjit; liderë politikë që mburren kur u thonë se jeni agresivë… këta nuk mund ta bëjnë shtetin. Këta janë, në të vërtetë, antishtet.

Ne kemi një grup parlamentar opozitar që sundohet me dorë të hekurt nga një njeri i çartur, që, sa vjen e çartet më shumë, por që autoritetin e ka të mbivendosur mbi të gjithë e mbi gjithçka; që ka krijuar perandorinë e së keqes dhe lëshon, herë pas here, langonjtë e tij të politikës, si të ndërsyer. Një grup opozitar që mbështet lëvizjen e tij sipas humorit apo antihumorit të një njeriu bën atë çka ndodh në një sallë parlamenti. Jo rastësisht të kujton profilin e një lideri të dikurshëm fashist, lajmet për të cilin shtatmadhoria i përgatiste sipas humorit të ditës.

Shumë afera janë të ngritura mbi kokën e opozitës. Shumë prej tyre janë nën ankthin e një dite kur gjërat mund të jenë të prapshta për to, por të mbara për të tjerët dhe, të tjerët janë shumica. Armiku i tyre nuk është parlamenti. Ata e kanë bërë përcaktimin e tyre: është shefi i qeverisë, dhe ky ka qenë gjithnjë , jo kundërshtari, por armiku; dhe nuk është përjashtim nga rasti  (armik i tyre ka qenë edhe Nano, në kohën e tij e më pas u bënë vllezër, edhe Majko, që shpërfillshm i vënë mbi kurriz pasuri marramendëse, edhe Meta, që tani është sivllai i tyre e nesër mund të jetë edhe Rama), armike e tyre është edhe një grua që, në genin e saj është e djathta, deri para kohësh në periferinë e sistemit, prokurorja e përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku, e cila po gjuhet më shumë se gjithë të tjerët sëbashku e po kërcënohet aq haptas sa nuk ndodh kurrë në një vend të zakonshëm demokracie; janë institucionet ndërkombëtare, të përmbledhura në dy emra, Donald Lu dhe Vllahutin, si ka ndodhur me të gjithë të tjerët; janë njerëzit e Vetingut që qëndrojnë jashtë dosjeve të tyre.

Në 28 vite pluralizëm shembja më e madhe që ka ndodhur është shteti. Shteti është shembur. Tani vendi ndodhet në mes dy përballjeve: të atyre që duan të bëjnë shtet dhe përmes dëshirës bëjnë gabime, dhe, atyre që duan antishtetin, shkatërrimin e shembjen e vazhdueshme të tij.

Berisha deklaroi triumfueshëm se revolucioni hyri në sallën e parlamentit.

Është e para herë që një revolucion nis me miell, vezë e ujë dhe ka figura krahasuese emra të tillë si Noka, Salianji e vetë  atë.

E mjera opozitë, e cila, ende nuk e ka kuptuar se çmenduria ndaj pushtetit nuk është edhe çmenduria e krejt vendit.

Kur ta mësojë do të ketë nisur periudhën tjetër legjislative të opozitarizmit.

Share This Article
13 Comments
  • Per keqardhje ,njiqind vjet shtete te jemi ne kete gjendje e ne kete vetedije te ulet se rroke mendja e njeriut normal .Oj Shqipni e mjera Shqipni kush po te qete me kry ne hi !!Deputet o faqezi na late ne terre te zi ,pozite e opozite jeni nji dhe jeni shitur ne Serrbi e ne Rusi ..

  • Z. Bedri. Ti ke jetuar ne Gjermani.E them kete se ketu ne kete vende ndahet demokrecia nga kaosi. Pikershte sot ne mengjez u vra nga policia nje qytetar qe me gure sulmoi nje dyqan buke e theu xhamin. Ndersa nje sulm ndaj kancelares shkone shume me rende. Une dua te pyes ty, çfare bene Rama !? A ka denancim per goditje me shishe apo me dicka tjeter ? Ketu te godasesh nje kalimtar vihesh direkt ne ndjekje. E jo me kancelarinen. Po prokuroria perse heziton. ? Perse nuk therete ata qekercenojne apo shpifin a kane te drejte ? Nuk vazhdohet me keshtu. PD po shkateron vendin dhe per ti shpetuar ndjekjes nga ligji po e cone vendin ?????? E di ku Z. Islami ? Drejte perplasjes, te nje lufte civile, ashtu sikunder jane futur tashme te gjitha vendet muslimane. Dhe vertet a e ka rradhe Shqiperia tani. Ndaj te pyes Ty, perse ky pasivitet i Rames !? Kur opazita e quan kriminel ,perse nuk kerkon Ai ndimen e prokurorise, per ta shqaruar kriminalitetin etij. Ashtu siç veproi para disa viteve me Paloken. Nuk eshte diktature te kerkosh te verteten. Rama me pasivitetin e tij ka lene shumicen ne dore te pakices. Mos e lini Shqiperine te shkoi si te gjitha vendet muslimane.

    • O Agim e ke degjuar gje Kancelaren Merkel te tallet me gjermanet? Po ti shaje e ti fyeje e ti beje batuta me ngrefje shkrefje e ke degjuar? Ky eshte rezultati i kultures rilindjote qe promovoi rrugace e trafikante e nuk ia ka fajin PD-ja por rradakja. Mos bej kot krahasime me Gjermanine sepse ne Shqiperi mungon kultura e te qenit qytetar. Nuk behesh qytetar se partia te mori nga kacak mali te veshi ushtarak e te solli ne mes te Tiranes e te beri dhe lavazhin e trurit me disa vjet shkolle partie. Gjermanet i lane shume shpejt hesapet me krimet e Hitlerit madje dhe juridikisht ndersa shqiptaret ende sot hezitojne te lajne hesapet me krimet e enverit. Rezultati eshte qe Shqiperia nuk behet e duhet te lexojme akoma xhufkat e Xhufeve qe tingellojne vertete teper anakronistike ne lidhje me vendet e tjera ish-socialiste te cilat i kane denuar me kohe ato pozicione duke i cilesuar kampet e internimit si kampe genocidi e krimi kunder njerezimit..

  • Per te freskuar ca kujtesen ty Bedri po te them se ne ate Salle apo Stalle si e quan ti Parlamenti, eshte shtene me arme nga nje deputet socialist, eshte kercyer mbi tavolina duke thyer vazo nga Presidenti aktual. Keshtu qe nuk ke pse habitesh a shqetesohesh nga nje dore miell qe i hidhet Rames dje. Ne fund te fundit, ai miell mund t’ja zbardhte pak faqen kesaj qeverie…

    • Ah, vertet? Dhe keta qe duan te zbardhin faqen qenkan deputetet e PD????

      “po rri more Vani, ai po te ishte I tille e kishte kurdisur qe ne universitet”.

  • Revolucionet ne pallat
    Ndryshimet e sistemeve ne vendin tone , ne vitin 1990 , jane produkt i nje revolucioni , te quajtur studentor dhe qe vijon te zhvillohet , nen petkun e tranzicionit demokratik . Ishte revolución ne pallat , sepse pushteti i vjeter u dorezua , pa zbrazur pushke dhe pa u vrare njerez . U vrane gjat zhvillimit te revolucionit , viktimat e Piramidave , Gerdecit , 21 janarit , vrasiet per pronat , ose vrasije te tjera te tipit Remzi Hoxha . Vrasjet kane autoret e tyre te drejtperdrejte , por autor indirekt i te tera vrasjeve te tranzicionit , eshte Sali Berisha , sepse nen pushtetin etij jane realizar . Kete e kane vertetuar shtypi , medjat , deshmitaret okulare , provat juridike.
    Saliu kete praktike revolucionare e ka bere kauze te opozites se sotme , ne luften per pushtet . Ka ber e thirrje publike , per armatosje . Ka hapur depot ushtarake dhe ka armatosur nominalisht te tere antaret e Partise , qe ai drejton . Ne kete veshtrim Sali Berisha i sotem mund te quhet pasus I denje i Robespjerit , Leninit , Maos , Fidel Kastros , por jasht konteksit te kohes historike , kur kane vepruar keta revolucionare te merituar . Sot , ne mode dhe ne llogjiken politike jane revolucionet ne pallat , nepermjet te cileve , ekipet zevendesohen me voten popullore . Teoria revolucionare e Berishes , ka kohe , qe zbatohet ne menyren e perpikte nga Opozita e sotme , kunder Qeverrise te dale nga vota . Kjo dhune cfaqet ne c’do veprim opozitar , qe fillon ne parlament , ne kryqezime rrugesh , ne dyqane . Aty kudo qe zhvillohet jeta e qete dhe me probleme te veshtira , aty gjeneron revolucioni berishist , metoda e demoduar , per te ardhur ne pushtet. Natyrshem , me kete lloj opozitarizmi , nuk fiton ekonomija dhe politika .
    Nje gje dihet me siguri . Opozita berishiste demaskon veten si organ i kriminalizuar . Rriten kredicialet e Edi rames, si politikan , qe me perkushtim dhe inteligjence kryen te tera reformat , per ta prure pushtetin me afer popullit , qe sigurisht do ta votoi edhe per mandatin e trete , sic po ndodh me shume líder karizmatike te Europes se sotme progresiste dhe paqesore . Rruga drejt sukseseve , nuk jane te shtruara me lule . Populli mbetet gjykates i pa gabushem i qeverrisjeve.Veprimin opozitar , populli I klasifikon : Te mencura dhe rrugacore . Zgalem, 12 /4 / 2018

  • ANALIZE E SHKELQYER NE D I T A SI GJITHMON NGA B.ISLAMI.DJE NE KUVEND U
    BE SHFAQA E RADHES E ORGANIZUAR NGA E NJEJTA DORE VRASTARE DHE NGA E NJEJTA MENDJE E ÇARTUR,NGA AI QE NE 28 VITE I KA BERE GJEMEN KETIJ VENDI.DHE AI NUK DO NDALET SA TI MARRI PERENDIA FRYMEN.BILES EDHE NE VARR PREJ TIJ ADHURUESIT PRAP DO KERKOJNE TI MESOJ SI TE ORGANIZOJNE NJE 2 PRILL TJETER,NJE GERDEC TJETER,NJE 21 JANAR TJETER,NJE ’96, ‘97,98 TJETER.
    DHE AI VEPRON KESHTU SE KA MBROJTJE TE GJITHSHESHME ND/-KOMBETARE.NE ’97 AI DO ISHTE ARRESTUAR (SIPAS P.MILOS )POR ND/KOMBETARET NUK NA LEJUAN…! DHE NUK KA SE ÇBEN AS RAMA QE NUK ARRESTON DOT DHE AS VRET SI SALIMORTJA,POR AS ARTA MARKU E CILA MUND TE JET E ZONJA POR NUK KA KELLQE TE ARRESTOI SB..LB..IM..E KO,SEPSE:
    1.NUK E LEJON MIKESHA E SAJ ALBINA DEDE ISH DEPUTETE E SALIUT
    2.SE NUK KA TRUP GJYQSORE TE JAPI VENDIME TE DREJTA PER 165 KRIMET QE KANE BERE TE SIPERCITUARIT.
    3.SE KA SHUME DOSJE KRIMI TE NGELURA STOK NGA LLALLA I KRIMIT QE DREJTOHEJ NGA SB+IM.
    4.NE KETE VEND 90% E DREJTUESVE E INSTITUVIONET TE ÇDO NIVELI JANE TE KORRUPTUAR NE MENYRE TE LLAHARESHME KU POPULLI THOT:”BIR SELMANI NENES KE TE QAJ ME PARE”.
    5.ME KETE TEMP PUNE QE PER 3 MUAJ KAN KALUAR NE VETING 3 JURIST NGA 800 GJYQTAR E PREKUROR GJITHSEJT…DO TE THOT SE DREJTESIA TE NE NUK BEHET ME PARE SE PER 10-15 VJET.
    NDAJ SALIU NUK TREMBET DHE VEPRON SIKUR NUK KA BERE GJE.BILE KA MUNDESI QE PASI TI LERI URATEN PD,LULI DO PROPOZOJ QE TI VENDOSET BUSTI SI AHMET ZAGOLLIT-TRADHETARIT…ATJE KU QE BUSTI ENVERIT.DHE SOCIALISTET E RAMES DO HESHTIN SIKUR ME A.ZOGGUN,VRASJET NE GERDEC,21JANAR,RR.E KOMBIT,LOBIMIN RUS TE LULIT NE SHBA…E SHUME KRIME TE TJERA.SE TE NE NGJARJET KUJTOHEN VETEM TRE DITE MANDEJ HARROHEN.
    KJO ESHTE SINDROMA ME E KEQE E PS,E CILA ME KRIMET QE KAN BERE OPOZITARET E SOTEM DUHER TU KISHTE NXIRE JEREN NE KUVEND & NE BURG.
    HESHTJA E RAMES KUR MBI TE HIDHEN BOMBA TYMUSE E NJELL…TREGGON SE AI NUK ESHTE SI SALIU,POR SHUMICA E POPULLIT QE E NJEH SALIUN NUK E DURON DOT KETE GJENDJE KATRAUR NE KUVEND E KUDO.NDAJ RAMA DUHET TE NXIS A.MARKUN TE VEPROJ ME SHPEJT NE PASTRIMIN DREJTESISE,NESE KJO ZONJE NUK KA NE XHEP TESREN E PD.
    DO ISHTE MIRE QE TE NE TE HUAZOHEN NJE TRUP GJYQSOR E PREKUROR TE HUAJ,NDOSHTA GJERMAN OSE AMERIKAN.KJO MEQENSE ATA JANE NISMETARER E REFORMES NE DREJTESI,NDRTSHE DO TE DESHTOJNE EDHE ATA NE KETE PROÇES TE VESHTIRE SI PROVA E PARE NE EUROPE.

  • eshte e vertete,ne ate salle eshte qelluar(jo tamam ne salle,pak me jashte ,atje ku i kerrciti druri nje deputeti pa floke).por ama jane denuar sipas ligjit ata qe qelluan me arme,apo sipasregullores se kuvendit per ata qe bene ndeshje boksi.po keta qe ndezen flake parlametin,qe qellojne memjete te forta pse jo?sepse jane kafsheruar dhe mendojne se parlaenti eshe stalle apo hyrje bordelloje?po ata qe bllokojne rruget dhe thone se ti nuk duhet te kalosh se keshtu dua une?dhe kur ndonjeri do te kaloje e godasin dhe e ktheje me force?po keta pse tolerohen dhe deputeti qe i pri protestes dhe qe mban pergjegjesi ligjore zgerdhihet me trimin e tij nuk merret ne pergjegjesi penale?cili nga organizatoret e protestave te qe edhe kane degjeneruar ka mbajtur pergegjesi ligjore?ndaj si stalla e parlamentit po bejme shqiperine.

  • PD qe nga krijimi I saj e deri me sot eshte misherimi I krimit, I injorances, I banalitetit, dhe I gjaknxehtesise.

    Qe nga historia e krijimit te saj nuk ka patur asnje moment qe te kete treguar sjellje te civilizuar. Mjafton te shikosh ke ka Brenda per te kuptuar edhe qellimin e saj.

    Sjellja e PD dje ne parlament eshte e kuptueshme…eshte frika nga drejtesia.

  • Une e kam shprehur simpatine time,per gazeten Dita,sepse,ne te gjen shune shkrime interesante,sidomos nga e kaluara,ndersa e sotmja,me krijon bindjen,se kjo gazete duhet te ndihet shume e lumtur,meqenese ka ne gjirin e saj,Bedriun,Xhevdetin,Viktorin,bile uroj,te marre edhe Lorencin,e Muc Nanon,dhe te nxirrte edhe Ngjelen.

  • Nuk jam veteriner qe te kuptoj se cfare duan bagetia.cfardo ngjyre qe te kene ato duan te hane.Di qe lopeve qe kemi ne stalle nuk duhet tu japim jonxhe te njome se u fryhet barku
    amanet Bedri se jane 140 krere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *