Policia turke bëri të ditur se ka arritur të zbulojë një pikturë në Stamboll, që mendohet se është vepër autentike e artistit spanjoll, Pablo Picasso e që besohet se i është vjedhur një zonje në Nju Jork.Pas një operacioni të fshehtë, policia arriti të marrë në dorë pikturën, maskuar si një blerës potencial dhe vuri në pranga 2 persona të dyshuar si hajdutë arti, e që këtë pikturë tentuan ta shesin për plot 8 milionë dollarë. Lajmi u bë publik nga agjencia turke e lajmeve “Anadollu”.
Në pikturë shfaqet një grua nudo që kreh flokët e që besohet se është piktura e vjedhur e Piccassos, “Woman Dressing Her Hair” krijuar në vitin 1940.
Piktura aktualisht gjendet në Universitetin “Mimar Sinan” të Stambollit për ekzaminime konkrete.
