Vera dhe sezoni i pushimeve kanë mbërritur në Turqi, megjithatë fluksi i madh i turistëve që zakonisht shoqëronte këtë ardhje është reduktuar. Prova më e madhe është mungesa e radhëve në hyrjen e ndërtesës më përfaqësuese të vendit dhe qytetit: Shën Sofisë. Vetëm një vit më parë turistët duhet të prisnin të paktën 40 minuta në radhë për të hyrë.
Tempulli që është ndërtuar si një bazilikë e krishterë në shekullin e VI e që pothuajse njëmijë vjet më vonë u shndërrua në një xhami dhe që gjatë 80 viteve të fundit ka shërbyer si muze, zakonisht pret rreth 10.000 – 20.000 njerëz në ditë ndërsa tani numri është reduktuar në 1000 – 3000.
Shifrat zyrtare nga Ministria e Turizmit nuk lënë hije dyshimi. Numri i vizitorëve të huaj që udhëtuan në Turqi prillin e kaluar mbeti në 1.75 milionë, që paraqet një rënie prej 28% krahasuar me një vit më parë. Kjo është rënia më e madhe që nga maji i vitit 1999.
Arsyet e kësaj rënieje janë dy. Në njërën anë, pasiguria dhe dhuna që kanë rënduar në vend gjatë muajve të fundit. Disa zona të juglindjes mbeten praktikisht si zona lufte, ndërsa dy qytetet kryesore, Stambolli dhe Ankaraja, kanë vuajtur në muajt e fundit sulme të përgjakshme terroriste të kryera nga xhihadistët dhe kryengritësit kurdë. Nga ana tjetër, rrëzimi i një avioni luftarak rus në fund të vitit të shkuar ka tensionuar në maksimum marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në mesin e masave të tjera, Moska ka ndaluar operatorët turistikë rusë të punojnë në Turqi, një goditje shumë e rëndë për industrinë e hotelerisë turke të pranishme në jug të Mesdheut, që ushqehej kryesisht nga vizitorët rusë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit prill në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ardhja e rusëve ka rënë me 79.28%. Por nuk janë të vetmit. Numri i gjermanëve turistë ka rënë me 35.43%, ndërkohë që francezët, me 37,87%.
Shoqata turke e Investitorëve turistikë parashikon se rënia e përgjithshme e fitimeve të industrisë në vitin 2016 do të jetë gati 13.500 milionë euro. Gjithashtu vëren një reduktim me 30% në numrin e përgjithshëm të turistëve.
Stambolli është destinacioni kryesor turistik në vend dhe tërheq njerëz nga e gjithë bota, edhe pse dy sulmet e fundit në qytet, ku mbetën të vrarë shtetas gjermanë dhe izraelitë kanë frikësuar shumë turistët nga Perëndimi. Megjithatë, në Turqi vendasit mbeten të bindur se situata shumë shpejt do të kthehet në normalitet. /DITA
Fjala popullore thot : ” Cka ke mbjellur, do te korresh”.
po te pakten ata se shesin vendin e tyre, edhe nese ka pasiguri kjo ndodh ngaqe turqit po bejne lufte per te mbrojtur interesat e tyre..kane apo skan te drejte