Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Pritet që Nishani mos të dekretojë ligjin e mbetjeve. Në fakt është “shumë e vështirë” të parashikosh presidentin tonë. Gjithmonë në krye të kombit, të punës e sidomos në sistemin e drejtësisë. Kur i thonë fjalës, “e ndriti” gjyqësorin. Bile dikush mund të propozojë ta lëmë ku ishte. D.m.th “tek plepat” e Durrësit. Bile mendoj se shqiptarët, kur nuk duan të “gënjejnë”, të betohen për kokën e tij. Tani të vijmë tek fraza proverbiale e z. Nishani kur thotë se për çdo gjë unë pyes shoqërinë civile. Nuk e di a pyet dhe ata ushtarakë, por jam i sigurt se ai ka vetëm një shoqëri civile. Atë të SHQUP-it dhe kryesisht atë që e polli. E pamë të gjithë duke shkulur gardhet e lodrave tek liqeni, por pamë gjithashtu edhe këndin e mrekullueshëm ku lozin fëmijët pa prekur asnjë pemë. Nuk di se çfarë e shtyn një njeri të humbë personalitetin në shumë momente, por them se do të jetë “hall i madh”. Jam i sigurt që një referendum për qenësinë e z. President do të ishte katastrofik për të. Ai dhe ata që e pollën mund të vonojnë, por assesi të ndalojnë rrugën e nisur. Shqipëria e ka ndarë mendjen për aspiratën e vet me kohë. Profeti