Përmes një video-mesazhi, Kongresi u përshëndet nga Martin Schulz, president i Parlamentit Europian, i cili u ndal tek reformat.
“Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës përpara, por reformat janë ende për t’u bërë. Ju e dini që Bashkimi Europian është i gatshëm t’u ofrojë udhëzime për këto reforma”, thotë Schulz.
Po përmes një video-mesazhi, Tony Blair, ish-kryeministri britanik tha se Shqipëria është në duart të sigurta nën qeverisjen e socialistëve dhe me të ardhme të sigurtë në BE.
“Vendi po bën progres hap pas hapi dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat mund të shohë përpara dhe të vazhdojë në këtë rrugë ndryshimi dhe reformash për një të ardhme në BE”, deklaroi Blair.
Ndërkohë, punimet e Kongresit po ndiqen nga afër edhe nga Sergei Stanishev, kreu i Socialistëve Europianë.
“E di që Partia Socialiste është një parti e fortë, me rrënjë të forta në Shqipëri, përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte regjimit autoritar të Sali Berishës”, tha ai.
Për Stanishev prova më e madhe e çdo partie është pushteti dhe PS po e kalon me sukses këtë provë duke mbajtur premtimet përmes reformave të rëndësishme të ndërmarra në vend.

Pershendetja e Tony Blair per socialistet e Shqypnise vjen ne nje kohe qe ky politikan eshte i zhytur ne skandale dhe dallavera ryshfeti bashke me gruan e tij lakmitare. Prandaj per para se te kendoje elegji per Edi Ramen me mire te qetesoje Agjentet te tij te Korones per disfaten total ne Shqypni lidhur me mbledhjen e te ardhurave dhe qe i zhvaten shume LEKA popullit tone te mashtruar dhe te lenduar nga propaganda enveriste e Rilindjes Socialiste.
Por:
Pershendetja e vegles se Moskes dhe Kremlinit Sergej Stanishev, ish Kryeminister bullgar qe falimentoi ekonomine nga vjedhjet makaber te Partise Socialiste bullgare dhe qe iku me dajak mbarepopullor nga pushteti i korruptuar bolshevik, pra kjo pershendetje e spiuneve te KGB-se sovjetike qe paraqitet sikur vjen nga socialistet evropiane eshte edhe KOMEDIA qe po luhet me shqyptaret ne nje kohe qe vendi yne po kerkon t’i bashkohet BE-se antikomuniste dhe Demokratike.
Te dashur shoke e shoqe PS i mbijetoi regjimit autoritar te Berishes duke iu dorezuar regjimit autoritar te Rames qe e beri PS-ne nje kuplara me mjaftiste e kriminele.
“E di që Partia Socialiste është një parti e fortë, me rrënjë të forta në Shqipëri, përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte regjimit autoritar të Sali Berishës”,
si e thua dhe ti ra më keq!
ra në duart e ramës!!
mori fund!!