Stankoviç: Ljajiç u motivua pasi i shënoi… Shqipërisë

Dita

Dejan Stankoviç do të mbahet mend si një nga heronjtë e tripletës, por edhe për golat spektakolarë që ka shënuar me fanellën e zikaltër.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Interit, Stanko tregon emocionet e së shkuarës dhe planet e së ardhmes.

“Fusha e lojës më mungon shumë. Kam pasur një karrierë fantastike, ndërsa tani fle dhe ha pak më shumë. Interi më dha një mundësi të madhe për t’u rikthyer sërish të punoj si drejtues. Kam shumë miq dhe jemi një familje e madhe. Kur gjërat shkojnë mirë, sigurisht që nuk është e nevojshme të flasim shumë”.

Duke komentuar lojën e Ljajiç, ish-kapiteni i kombëtares serbe thekson se : “Ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Është rikthyer shumë i karikuar pas golit të çmendur që shënoi me kombëtaren serbe dhe ka fituar shumë besim. Ka ndryshuar shumë dhe më duhet t’i bëj komplimentet për ecurinë që ka pasur. Ndaj Napolit, gjithashtu bëri një tjetër ndeshje të madhe”.  

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *