Stano: Përpjekje dhe mbështetje për statusin në qershor

anazapta

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano deklaron se Shqipëria do të ketë mbështetjen për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor, por ajo varet më së shumti nga përpjekjet e saj. Vendet anëtare ishin mjaft të qarta në Dhjetor kur vendosën për perspektivën e posaçme për Shqipërinë se në ç’mënyrë mund të mbërrijë tek statusi kandiat. Rruga është tërësisht e hapur dhe kushtet apo pritshmëritë janë të mirëpërcaktuara. Pritshmëritë janë për të bërë më shumë në fushën e reformave nën frymën e kompromisit dhe gjithëpërfshirjes. Sipas tij politika duhet të arrijë patjetër konsensus i cili është përgjegjësi e të dy palëve.

“Ekziston një perspektivë e qartë për statusin kandidat për Shqipërinë në Qershor, siç u vendos Dhjetorin e kaluar nga vendet anëtare, duke pasur parasysh punën e mëtejshme në këto fusha të rëndësishme, që njihen tashmë nga të gjithë,dhe po i përsëris si: lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, reforma e gjyqësorit, çështja e romëve dhe minoriteteve. Pra puna po vijon dhe kjo është saktësisht dhe arsyeja e dialogut të nivelit të lartë. Ne mundohemi t’u përgjigjemi nevojave të Shqipërisë. Sa më shumë angazhime e përpjekje bën Shqipëria, aq më shumë angazhohemi ne si Komision. Pra ne do të mbajmë një takim paraprak të dialogut të nivelit të lartë në Qershor, bazuar mbi idenë që të ndihmojmë qeverinë dhe Shqipërinë në përgjithësi, që të vijojë me rrugën e saj të anëtarësimit në mënyrë të tillë që vendimi i Qershorit të përkojë me atë që është thënë”, tha Stano për TCH.

I pyetur se sa i rëndësishëm është dialogu politik brenda vendit për statusin kandidat, Stano u përgjigj: “Është shumë i rëndësishëm. Gjithëpërfshirja në proces, fryma e bashkëpunimit dhe kompromisit është shumë e rëndësishme. Komisioneri e theksoi se rritja e konfrontimeve, apo tonet konfrontuese në rritje mes dy kampeve mund të ndikojnë në përpjekjet e Shqipërisë për hapin e radhës në procesin integrues. Kjo jo vetëm që u tha publikisht në dialogun e nivelit të lartë, por u përfshi dhe në konkluzionet e takimit. Këtë e vëmë re jo vetëm ne, por dhe vendet anëtare, sepse në fund janë vendet anëtare ato që do të vlerësojnê se çfarë lloj progresi ka bërë Shqipëria, sidomos partitë politike, në rrugën drejt anëtarësimit. Ato do të shohin se sa dhe se si është përmirësuar kultura politike në parlament. Prandaj, do të përsërisja se është e rëndësishme për të gjitha palët e interesuara në Shqipëri që të jenë në dijeni se ky proces është gjithëpërfshirës dhe kërkon kompromis e bashkëpunim konstruktiv. Kjo është ajo që po vëzhgojnë vendet anëtare dhe Bashkimi Europian në tërësi”.

Stano thotë se ligji për shërbimin civil dhe reforma në tërësi u diskutua së fundmi si pjesë e dialogut të nivelit të lartë dhe komisioneri mirëpriti garancitë e qeverisë shqiptare për të zbatuar pa pengesa këtë ligj, përfshirë marrjen në konsideratë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një ndër pikat më kyçe të bisedimeve për anëtarësim: ligji për shërbimin civil dhe reforma e një shërbimi të tillë.  Ajo që ju duhet si një vend që përgatiteni  potencialisht për  anëtarësimin është një shërbim civil efiçent dhe apolitik, që funksionon në mënyrë efektive dhe siç e kemi thënë qeveria na siguroi dhe shpresojmë se këto garanci do të ndiqen. Të gjitha çështjet e pashqyrtuara do të trajtohen në përputhje me pritshmëritë e europianëve  dhe ligjet e vendit, theksoi Stano.

Share This Article
3 Comments
  • Ik o Stano se ngelet duke ja mbeshtetur shqiperis,shikoni ndonje kurve tjeter se tani na ndryshuar qeveria?

  • ik o legene se ju talleni me shqiperin se keshtu vate ajo pune se dikure thuej shqiperin e mori turku shqipetare mos ri po duku shqipetare tani shqiperin e mori amerika shqipetare rini urte se ju bene me keqe apo ka me keqe se siria shqipetare prandaje gezojuni edit te rilindjes qe ngeli veteme dule iu luture firmave teroriste fasone qe te vijne te shfrytezojne shqipatrete me 150 euro muaje dhe ato ti japine kure te duane hahahaha amerika ore kure ne gjermani thuhe dhe vendoset ligji 1 ore pune cmimi me i vogel 8.5 euro ora keto bejini llogarite vete jo te atyrve 20 %horavete te qeverive qe kane ikure e jane e dovijne dhe larove qe ju ven nga mbrapa me spiunlleqe se aq jane nepere zyra shteti po populli tjetere a me falni hiqni dhe 20 % trafikanete qe u torturuanwe burgjeve dhe vrasjeve me njeritjetrin pjesa tjeter skllevere te amerikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *