Ish-tekniku Sulejman Starova e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna “VIP”, nën shoqërinë e Genc Tomorit. Gjatë gjithë ndeshjes “bobi” dhe Tomori kanë qenë aktiv në biseda me njëri-tjetrin.
Pas takimit, “Sport Ekspres” ka komunikuar me këshilltarin e Demit dhe ka marrë një prononcim për mënyrën se si e shikoi 59-vjeçari sfidën dhe për të reaguar në lidhje me deklaratat e Dervishit.
Starova ka preferuar të komentojë vetëm ndeshjen me Laçin dhe mënyrën se si e ka shikuar ai takimin.
Ndeshja – Ish-tekniku flet për sfidën e luajtur. “Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Partizani ishte më lart se Laçi, por i mungoj goli. Ishte një takim me dy fytyra. Pjesa e dytë ndryshoi skuadra, pas pësimit të golit, pasi ra psikologjikisht dhe kjo i ndikoi në të gjithë lojën. Goli i parë u pësua nga një gabim. Pjesa e parë ishte si nata me ditën me të dytën. Ky është mendimi im për të gjithë 90-minutëshin”.
Laçi – Starova komenton dhe gjendjen e tanishme të kurbinasve duke e cilësuar si një skuadër më të dobët se në fazën e parë. “Kemi shpresa për kualifikim, pasi Laçi nuk është ai formës së mirë. Xhejmsi ka meritën që shënoi dy gola, por pjesën tjetër ishte inekzistent. Cetkoviç nuk është në formën e tij më të mirë. Zefi po ashtu nuk është në formën e tij më të mirë. Nuk është Laçi që ka qenë”.
Deklaratat e Dervishit – 59-vjeçari nuk pranon të komentojë deklaratat e drejtorit të Partizanit. “Leji ato deklarata. Jemi burra nuk merremi me ato gjëra.
Kualifikim – “Partizani ka shanse akoma për kualifikim nuk është mbyllur ende gjithçka. Laçi ka një rezultat favorizuar, por kualifikimi nuk është i vendosur. Partizani dy gola do për ta dërguar në shtesë”.
Përshtatja e Agostinelit – “Nuk jam fallxhor të di nëse do të përshtatet Agostineli me ekipin apo jo. Jam duke folur për skuadrën jo për italianin”.
Këshillë pas kësaj ndeshje– “Çfarë flas me presidentin Demi nuk mund ta flas hapur me të gjithë njerëzit”, përfundon Starova./Sport Ekspres
