Starton java e madhe e Skënderbeut të Championsit

Dita

Java që shkoi solli pak të reja te kampionët e Shqipërisë, por nga sot e deri të shtunën, kur ata do të nisen drejt Austrisë për fazën përgatitore, patjetër që do të ketë zhvillime, pasi janë ditë vendimtare për Skënderbeun e Championsit dhe sezonit të ri.  Dy rinovime janë konfirmuar deri tani, ato të Leonit Abazit dhe Bajram Jashanciës.

Kemi edhe një kontratë të re, që është ajo me 21-vjeçarin kosovar, Florent Qorraj. Vetëm kaq për javën që shkoi sau takon afrimeve, ndërsa largimet e radhës janë ato të Vangjelit dhe Sefës, që pritet vetëm të zyrtarizohen. Në fakt, të gjithë prisnin diçka më shumë, por nuk është vonë, pasi Championsi starton në mesin e muajit korrik. Gjatë kësaj periudhe të gjithë lojtarët kanë qenë me pushime, ashtu si edhe trajneri Mirel Josa, i cili vetëm dje është kthyer në Shqipëri, pasi ka ndjekur në stadium finalen e Championsit mes Juventusit dhe Barcelonës. Edhe numri 1 i stolit korçar e di fort mirë, që këtë javë do të fillojë punën dhe jo më kot ka deklaruar se e do skuadrën gati ditën, kur do të udhëtojë drejt Austrisë për startin e fazës përgatitore.

Kjo javë është vendimtare, pasi të mërkurë është lajmëruar grumbullimi në resortin “Tropikal”, ku kampionët do të qëndrojë vetëm 3 ditë. Të shtunën, në orët e para të mëngjesit, skuadra do të niset për në Austri, ku do të qëndrojë 23 ditë. Edhe presidenti Ardjan Takaj ka bërë me dije se të mërkurën i pret të gjithë në “Tropikal”. Të vetmit që nuk do të rikthehen janë Dhiego Martins dhe Aco Stojkov, të zyrtarizuar si të larguar nga Skënderbeu. Për herë të parë do të shikojmë kosovarin Florent Qorraj, ndërsa pjesa tjetër do të jenë ata që mbyllën sezonin, që solli edhe “manitën” e famshme në qytetin juglindor. Nga dita në ditë, duke nisur nga sot, pritet të zbardhen rinovimet dhe blerjet e reja të Skënderbeut.

TAKAJ – Në qendër të vëmendjes është presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, njeriu që në asnjë moment nuk ka pushuar. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk është larguar asnjë sekondë nga Shqipëria. Në zyrën e presidentit Takaj janë shumë emra lojtarësh të afruar nga menaxherë të ndryshëm, por ende ai nuk ka vendosur. Më parë ka theksuar se do të afrojë vetëm lojtarë cilësorë, pasi objektivi në Europë është shumë ambicioz.

Edhe pse nuk ka pasur lëvizje, duhet thënë se presidenti Takaj vijon punën dhe dje sërish nuk ka pranuar të përgjigjet në telefon. Duket se ai i qëndron besnik fjalisë së tij të përhershme: “Do të flas vetëm kur të kem zyrtarizime”. Kështu, presidenti i kampionëve do të komunikojë me shtypin, pasi të ketë arritur marrëveshjen me ata lojtarë që ka piketuar për t’i marrë te Skënderbeu. Ai vazhdon të heshtë dhe kjo do të thotë se ende nuk kemi ndonjë zyrtarizim.

Share This Article
1 Comment
  • Ne fillim “SKENDERBEU” u favorizua nga te gjithe, duke mos i merituar titujt, por duhet pranuar se dy kampionatet e fundit i ka merituar dhe ben shume diference nga ekipet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *