Fillon procesi i riorganizimit të strukturave vendore të FRESSH

Dita

Kur mbeten edhe pak ditë nga data e dekretimit të zgjedhjeve vendore, FRESSH ka filluar dhe riorganizimin e punës.

Burime për “DITA”, bëjnë të ditur se të enjten, më 13 nëntor, FRESSH organizoi një mbledhje pune me kryetarët e zgjedhur të forumit në rang Bashkie dhe Rrethi. Pjesëmarrës në takim ishte edhe Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste,  Blendi Klosi.

Përgjatë diskutimeve u evidentua nevoja për të adaptuar strukturat lokale të FRESSH me konfigurimin e ri administrativ dhe territorial të Shqipërisë. Po ashtu u propozua dhe fol për kalendarin e aktiviteteve të muajve në vijim, në kuadrin e vitalizimit të forumit dhe maksimizimit të efiçiencës së tij elektorale për zgjedhjet e vitit 2015.

Mësohet se adaptimi me ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, vitalizimi i strukturave kapilare të forumit si dhe zgjedhjet elektorale të vitit 2015 janë tre arsyet kryesore që çuan në përpilimin e një propozimi për zgjedhje lokale në strukturat e FRESSH,

Me kërkesë të Kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka, si dhe me miratimin e Kryesisë së Partisë Socialiste u vendos që në harkun kohor 15 nëntor – 15 dhjetor 2014 të organizohet procesi i zgjedhjes së drejtuesve lokalë të FRESSH për 61 bashkitë e sapoformuara. Ky proces konferencash lokale të Forumit Rinor Eurosocialist do të shërbejë në krijimin e strukturave të reja për bashkitë e sapoformuara, mbushjen e vendeve vakante në ato bashki ku kryetari është larguar apo ka ndërruar vendbanim, si dhe në konfirmimin dhe përforcimin e strukturave aktuale funksionale.

KLOSI

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *