Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, rreth 7% e grave në Shqipëri përjetojnë të ashtuquajturën “dhunë ekonomike”.
4% e tyre raportuan se partnerët e tyre nuk i lejonin të shkonin në punë dhe fitonin para, ose të merrnin pjesë në projekte që gjenerojnë të ardhura.
Ndërsa 3.8% e grave raportuan se partnerët ua merrnin të ardhurat kundër vullnetit të tyre dhe ua kontrollonin paratë apo pronat kundër vullnetit të tyre, madje edhe kur për vete kishin para për gjëra të tjera, si për alkool dhe/ose cigare.
Revista ekonomike Monitor shkruan:
“Dhunë ekonomike janë aktet e kontrollit dhe monitorimit të sjelljes së një individi në lidhje me përdorimin dhe shpërndarjen e parave dhe kërcënimin e vazhdueshëm të mbarimit të burimeve ekonomike. Dhuna ekonomike përfshin akte të tilla si mohimi i parave, refuzimi për të kontribuar financiarisht, mosplotësimi i nevojave për ushqim dhe nevojave bazë, dhe kontrolli i qasjes në shërbimin shëndetësor, punësim.”
j.l./ dita

PORDHE ME RIGON.
MJAFT ME HARXHONI PARATE TONA
ME KETO PROJEKTE TE SOROS KRIMINELIT.