Statistikat e frikshme që duhet të alarmojnë gjithkënd në Shqipëri

redaktor
Shtepi te permbytura, prane lumit te Tiranes ne zonen e Babrruse. Si pasoje e reshjeve te shiut te rena gjate diteve te fundit jane permbytur shume fshatra ne te gjithe vendin./r/n/r/nHomes flooded by the river Tirana, in Babrru. As a result of the fallen rainfall in recent days they are inundated many villages throughout the country.

Për disa vite me radhë, pothuajse në të njëjtën periudhë, vendi përballet me një situatë të vështirë përmbytjesh. Pyetja që bëhet shpesh është: Po mirë, a nuk vunë mend nga viti i kaluar, pse nuk punuan për të parandaluar kësi situatash?! Përgjigja nuk duket kaq e thjeshtë…

Ditën e djeshme, në Shërbimin Gjeologjik shqiptar, tashmë i vendosur në zonën e Tufinës mbizotëronte një qetësi. Inxhinierët aty janë të mësuar me këto situata dhe nuk u bën shumë përshtypje, madje duket sikur janë lodhur duke folur.

Por pyetjes sonë, se përse vitet e fundit Shqipëria përmbytet çdo vit dhe përpara viteve ’90 nuk ka patur raste të tilla, një nga inxhinierët i përgjigjet me disa argumente të kundërt.

Nuk është e vërtetë se përpara viteve 90-të nuk kishte përmbytje. Kështu dy herë mes viti 1976 dhe 1984 ka patur përmbytje serioze, mesa e mbaj mend unë. Në të parën, diku nga viti 1977 ose 78, u detyrua të kryhej hapja e portave të HEC “Drita e Partisë” (sot quhet HEC i Fierzës) dhe në të dytën Lezha u përmbyt në po ato nivele që ishte përmbytur gjatë shirave të ditëve më parë.

Problemi është se mua këto dy përmbytje më kujtohen privatisht sepse e keqja më e madhe e Shqipërisë së viteve të socializmit ishte mungesa e statistikave të sakta, ose manipulimi i tyre. Dhe kjo mungesë, e cila bëhej me qëllim mohimin apo minimizimin e pasojave të tilla negative çon gabimisht në idealizimin e sotëm të asaj periudhe”- thotë një specialist për Dita-n.

Shtepi te permbytura, prane lumit te Tiranes ne zonen e Babrruse. Si pasoje e reshjeve te shiut te rena gjate diteve te fundit jane permbytur shume fshatra ne te gjithe vendin./r/n/r/nHomes flooded by the river Tirana, in Babrru. As a result of the fallen rainfall in recent days they are inundated many villages throughout the country.

Ndërsa inxhinieri gjeolog Sokol Marku ka një sqarim më teknik dhe argumentues për fenomenin e përmbytjeve të fundit. “Historia e njerëzimit përputhet në ndarjet e gjeokronologjike me periudhën Kuaternare, pjesë e të cilës është dhe koha që kalojmë, por që i përket një nënndarjeje të Kuaternarit të quajtur Holocen. E gjithë historia e Kuaternarit ka qenë një sërë luhatjesh ekstreme të temperaturës që ka pas sjellë periudha akullnajore dhe periudha me mot më të ngrohtë, që quhen interglacialë. Vetë Holoceni është një interglacial, por që siç ndodh në çdo ngjarje të natyrës, temperatura kurrë s’ka qenë konstante por është luhatur, duke patur edhe në këtë periudhë të ngrohtë të historisë gjeologjike të tokës, herë periudha me temperaturë më të lartë e herë më të ulët sesa ajo që konsiderohet mesatare.

Kështu mes shekujve XVI dhe XIX ndodhi Periudha e Vogël Akullnajore, gjatë së cilës temperaturat ishin në mesatare vjetore 2 gradë më të ulëta sesa të sotmet. Për të kuptuar ç’do të thotë kjo, mund të marrim si shembull ndryshimin mes temperaturës mesatare vjetore të Tiranës dhe të Durrësit, që ka po këtë vlerë. Me këtë ndryshim statistikat tregojnë se Tirana ka në një vit rreth 30 ditë me ngrica më shumë sesa Durrësi.

Ulja apo ngritja e temperaturës në nivel global çon në ngritjen ose uljen e nivelit global të detit dhe për pasojë shtimin ose uljen e mundësive për përmbytje të fushave të krijuara gjatë Kuaternarit, siç është Ultësira jonë Perëndimore, dhe sipas statistikave terreni ku janë ngritur 80 për qind e qendrave të banuara më të rëndësishme në rang botëror, përfshi këtu Londrën, Nju Jorkun etj., etj”– shprehet Marku për Dita-n.

Statistikat botërore të luhatjeve të temperaturave globale, tregojnë se pikërisht vitet 1975-1985, 1990-1997 dhe dekada e fundit, kanë kurbë të temperaturës mesatare në rritje, për pasojë rritje të nivelit global të detit dhe shtim të përmbytjeve.

Përvoja botërore e cila ka hequr dorë prej kohësh nga idhujt e rremë siç janë për ne periudhat para dhe pas vitit 90-të dhe beson në të dhënat shkencore, parashikon nëpërmjet studiuesve të saj se deri në vitin 2100, niveli global i detit me trendin e sotëm të rritjes së temperaturave do jetë mes 20 dhe 60 cm, çka e përkthyer në dimension horizontal do të thotë vërshim të detit në brendësi të tokës me 40 deri 60 metra. Por statistika më të ngushta të kryera për bregdetin italian e rrisin masën e ngritjes së nivelit të detit nga 1 deri 1.2 metra, pra edhe përparim dy deri në pesë herë më të madh”– na sqaron inxhinieri.

Por inxhiner Marku shkon edhe më tej duke pohuar se “Këto statistika të frikshme duhet të alarmojnë gjithkënd në Shqipëri, sepse kjo do të thotë që qytete si Shëngjini apo Durrësi në fund të shekullit do i ngjajnë Kukësit të Vjetër që fle në fund të Liqenit të Fierzës, apo Kalasë së Rodonit, e cila duhet të theksoj për pasojë të subsidencës (afrimit të ujrave) detare dhe jo prej erozionit siç thonë të gjithë, gjendet sot brenda në det.

Gjithçka është në fakt pasojë e veprimtarisë njerëzore, ndërhyrje e cila ka arritur sot në rangun e forcave të natyrës, aq sa studiuesit duke nisur prej Paul Crutzen dhe Eugene Stoermer në vitin 2000, dhe të tjerëve pas tyre, po propozojnë se historia e zhvillimit gjeologjik ka hyrë në një periudhë të re Antropocenin, pra në atë të komanduar prej njeriut”.

Marku thotë se duhen bërë disa ndërhyrje në terren për të minimizuar dëmet që sjellin përmbytjet.

PERMBYTJET NE SUKTH - Nje shtepi e permbytur pas daljes nga shtrati te lumit Erzen, ne fshatin Sukth i ri, ne Durres. Si pasoje e reshjeve te shiut te rena gjate diteve te fundit jane permbytur shume fshatra ne te gjith vendin. /r/n/r/nFLOODS IN SUKTH - A man looks at his flooded home in the village of Sukth in Durres. Floods caused by heavy rains over the last days have hit southern Albania, forcing the evacuation of hundreds of villagers after rivers flooded thousands of hectares (acres), hundreds of homes and many roads. Many areas in Albania had no power or water.

Duke folur për Shqipërinë, duhet theksuar se në Ultësirën Perëndimore, ka pasur mjaft ndërtime inxhinierike, si prita, argjinatura etj., të cilat kishin si synim uljen e tërbimit të lumenjve, dhe masivisht ekziston mendimi se për t’ju kundërpërgjigjur kësaj ne duhet t’i rinovojmë këto masa.

Këto ndërhyrje klasifikohen në atë që shkencërisht quhet si “inxhinieri e ashpër”, dhe që nga studimet botërore rezulton në fakt shumë e dëmshme për ekosistemin e për rrjedhojë me pasoja edhe për jetën njerëzore dhe ekonominë. Ajo po zëvendësohet gjithnjë e më tepër me “inxhinierinë e butë”, që janë ndërhyrje që kopjojnë elementet e veprimtarisë natyrore duke studiuar mirë çdo pasojë negative për ambientin. Këto metoda janë nga pikëpamja e dëmit, ndotjes dhe shpenzimeve të paktën tre deri në shtatë herë më të vogla se metoda e mëparshme, e cila është dhe e vetmja metodë e aplikuar në Shqipëri para viteve 90-të. Por edhe nëpërmjet inxhinierisë civile rreziku nuk do të tejkalohet. Prandaj liderët botërorë, pak ditë më parë nënshkruan një pakt për klimën në Paris, i cili synon uljen e faktorëve që ndikojnë në ngritjen e temperaturës globale. Kështu në parim, edhe vendi ynë është në udhë të drejtë, si nënshkrues i këtij pakti”.

Por kjo nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga kanalet dhe argjinaturat.

Megjithatë nuk duhet hequr dorë edhe nga metoda tradicionale, siç është thellimi i kanaleve që largojnë ujërat, mirëmbajtja e pritave, por në radhë të parë duhet ndërtuar një plan në shkallë kombëtare, por ky i integruar në një plan rajonal e mbarëbotëror, për masat që duhen marrë”.

Në këtë plan duhet mbajtur parasysh se jo gjithçka mund të shpëtohet, por duhet punuar në mënyrë të atillë që dëmi të jetë sa më i vogël të jetë i mundur. Duhet mbajtur në fokus ruajtja e rezervuarëve të ujërave nëntokësorë të Ultësirës Perëndimore, si p.sh. Fushë-Kuqja, të cilët rrezikohen mjaft nga një përparim i detit dhe ulin rezervat hidrike të vendit në ujëra të pijshëm, në këtë kohë kur veç ngrohjes globale, mbetet dhe rreziku i shterimit të rezervave ujore”- shprehet ai.

Por për inxhinier Markun të gjitha këto punë bëhen duke investuar në shkencë dhe jo duke evokuar në mënyrë romantike puna e kryer përpara vitit 1990, e cila ka vlerë vetëm për kohën kur u realizua, por ka patur gjithashtu ndikimin e saj negativ në përmbytjet e sotme. “Mirë është që në këtë program kombëtar secili të luajë rolin e vet që i takon, pra politikanët të koordinojnë, gazetarët të informojnë e sensibilizojnë ndërsa studiuesit dhe kërkuesit shkencorë të udhëheqin, e jo si ka ndodhur që politika ka qenë “vetë Ali e vetë Kadi”, analistët kanë qenë “shkencëtarët popullorë” që dinin gjithçka, kurse studiuesit ata që dëgjonin e mendonin “fali Zot se s’dinë çfarë thonë”- thotë Marku.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • SOKOL MARKUT DHE TE PA EMRIT

    pergjigjet jane sa diletanteske aq edhe qesharake, qofte edhe “argumentimi shkencor” i te parit (S.M.).

    Arsyeja me e thjeshte eshte ne te dy rastet, qe shkakun e permbytjeve te viteve te fundit, ja atribuojne politikes se periudhes enveroxhiste ne fushen e projektimit, ndertimit dhe manexhimit te rizervave ujore te vendit.

    I pa emri, duhet te gjurmoje ne analet e arkives se Institutit, dhe ne ato te bibliotekave kombetare (universitare dhe shteterore), dhe do gjeje, ne se nuk gaboj, Boletinet metereologjike vjetore qe nga fillimi i viteve 50-te, qe u bene baza per studimet, projektimet dhe ndertimet e metejshme ne kete fushe. Asgje nuk manipulohej, as nuk fshihej, te dhenat jane te sakta, siç ishin mbledhur nga stacionet hidrometeorologjike ne te kater anet e vendit.

    Kaskada e ashtuquajtur “e mbylllur” e lumit Drin, eshte projektuar mbi keto te dhena. Digat jane te llogaritura per te perballuar prurje deri ne 11 mije m3/sec, qe mund te ndodhin vetem nje here ne 400 mije vite ! Rasti i kumtuar per permbytjen e Lezhes dhe Shkodres, i fund viteve 70-te, pas hapjes se detyruar te portave te shkarkimit te Fierzes, erdhi si pasoje e rreshjeve te jashtezakoneshme te kohes (ne se nuk gaboj ishin rreth 4000 m3/sec prurjet ne Drin) dhe shkalles se realizimit pjesor te Kaskades se lumit Drin, siç eshte edhe sot.

    Dhe per ti kujtuar “te pa emrit” permbytje edhe me te hereshme, para se te ndertoheshin digat ne lumin Drin, gati çdo vit ne pranvere, Shkodra perballohej me permbytje aq sa uji arrinte deri tek ish Bashkia e Vjeter e saj, ku edhe eshte shenuar niveli me i larte i ujit me nje targete, rreth vitit 1964.

    Me ndertimin e diges se Vaut te Dejes, ndryshoi ne te mire edhe klima e ashper me te cilen kishte mbijetuar Shkodra dhe malesite e saj ne shekuj, gje qe rriti gradualisht edhe nivelin e mireqenjes se qytetareve te saj. Argumenti eshte teper i gjate per tu hulumtuar ne kete koment.

    Ndersa Sokol Marku me idiotizmin “ndertimet inxhinjerike te enveroxhizmit jane shkaktaret e ketyre katastrofave”, eshte vertet qesharak dhe anakronik me argumente te huazuara nga Viçidoli apo ndonje humbetire e rrethinave lezhjane apo mirditore.

    Ka nje formule shum te thjeshte me te cilen llogaritet shpejtesia me te cilen arrin nje rreshje shiu e rene ne zonen me te larte te bazenit ujembledhes, deri ne bashkimin e saj me trungun e lumit ku derdhet. Ne faktoret perllogarites perveç sasise se shiut te rene, llogaritet absorbimi i saj nga tipologjia e terrenit, pjerresia e tij dhe ajo qe eshte me e rendesishmja dendesia e mbulimit bimor te siperfaqes ne fjale dhe tipi i saj (drure pyjore me thellesi rrenjesh te ndryshme dhe shkurret ). Efekti i tyre eshte “zbutja” ne kohe e shkarkimit te reshjeve ne trungun kryesor te lumit ku derdhen.

    Ne enveroxhizem, siperfaqet ekzistuese te pyjeve jane trajtuar me kujdes shkencor (prodhohej lende e pare druresore per ekonomine dhe dhjetefishoej siperfaqja e pyllezuar), edhe ne rrekenjte me te vegjel ndertoheshin prita artificiale, qe i sherbenin ruajtjes dhe forcimit te sistemit drenues dhe antigerryes te pyjeve. Nga ana tjeter, bonifikimet, ndertimi i sisteme moderne te kullim-uitjes se tokave, ndertimi i kanaleve te ashtuquajtura te “ujrave te larta”, i sherbente kryesisht perballjes se ketyre katastrofave natyrale. Thene me dy fjale keto sisteme drenimesh dhe kullimesh i paraprinin prurjeve te medha stinore, duke ulur ndjeshem nivelin e “ngopjes” se tokave nga ujrat freatike, duke “amortizuar” ne maksimun permbytjet qe shijojme sot.

    Nga ana tjeter, desha ti kujtoj Sokolit te Markajve, se mbi nje e treta e territorit te Hollandes eshte ndertuar nen nivelin e detit dhe mbrohet me digat gjigante aq te njohura ne bote.

    Masakarimi i pyjeve, mos rigjenerimi i tyre, shkaterrimi i sistemeve te kullimit, te digave dhe argjinaturave mbrojtese, ndertimet abuzive ne shteterit e lumenjve, shfrytezimi kriminal i shtreterve te tyre per lende te pare ndertimore, jane disa nga faktoret kryesore te situates tragjike me te cilen perballohemi sot, perfshire ketu edhe politika miope e qeverive te shkerdhatokracise dhe nallbanet orientues te saj duke u nisur nga keta palo inxhinjere te Institueve shteterore.

      • Nuk u ngopet duke ngrene mutin e Enverit,o “une” qe me hengsh mune?
        Boll na cate traspin me urrejtjen kunder socializmit,por filloni te kthjelloni trurin se ato qe jane bere atehere kane qene MREKULLITE E SOCIALIZMIT qe kapitalizmi nuk i ben dot as per 1 mije vjet!
        Jo se nuk ka para,por se nuk i plas bytha per popullin,por per te mbushur xhepat per vete!
        Dashuria per Enver Hoxhen eshte dashuria per Shqiperine dhe urrejtja per te gjithe armiqte e saj,bashkepuntoret me pushtiuesit nazi-fashiste dhe sot me ata serbe e greke!
        Ja pse Enveri ju dha plumbin dhe burgun,o kerma te ndyra se ju as sot nuk keni ndryshuar :
        -ARMIQ TE SHQIPERISE KENI MBETUR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *