Statistikat/ Gjeorgjia dominon ndaj kuqezinjve, fitorja e fundit gati 17 vite më parë

Ornela

Pas humbjes 2-1, me gjithë paraqitjen fantastike kundër Spanjës, Shqipëria pret të martën në një tjetër miqësore Gjeorgjinë në Air Albania.

Ndonëse është një kundërshtar më i lehtë në letër në të shkuarën rezultatet s’kanë qenë aspak pozitive për komvëtaren.

Në total kuqezinjtë kanë zhvilluar 12 ndeshje kundër Gjorgjisë nga të cilat kanë fituar vetëm 3, 2 janë mbyllur në barazim dhe 7 sfida janë fituar nga kundërshtarët.

Madje në 4 ndeshjet e fundit Shqipëria nuk ka fituar në asnjë rast kundër Gjeorgjisë, ndërsa suksesi i fundit daton me 4 qershor të 2005 për kualifikueset e Botërorit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *