STATISTIKAT / Krimet kibernetike, rritet numri i veprave që lidhen me pornografinë

Dita

Nga të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit mbi krimin kibernetik, të rregulluar sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë se në periudhën janar – dhjetor 2014 janë evidentuar 180 vepra penale, janë zbuluar 76, me 86 autorë, nga të cilët 74 janë në gjendje të lirë, 10 të arrestuar dhe 2 në kërkim. Për periudhën janar – dhjetor 2013, janë evidentuar 108 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 63 prej tyre, me 69 autorë, nga të cilët 58 janë në gjendje të lirë, 9 arrestuar dhe 2 në kërkim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë evidentuar 66% më shumë vepra penale, me 17 autorë më shumë, 1 autor të arrestuar më shumë. Të ndara sipas veprave penale ato paraqiten si më poshtë:

– Neni 119/a, “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”, evidentuar  1 rast, pa autor;

– Neni 143/b, “Mashtrimi kompjuterik”, evidentuar 49 raste, me 14 autorë në gjendje të lirë, 1 i arrestuar;

– Neni 186/a, “Falsifikim kompjuterik’’, evidentuar 28 raste, me 20 autor, nga të cilët 4 arrestuar dhe 16 në gjendje të lirë;

– Neni 192/b, “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, evidentuar 14 raste, me 7 autorë në gjendje të lirë;

– Neni 293/a, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, evidentuar 1 rast me 2 autorë, në gjendje të lirë;

– Neni 293/b, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, evidentuar 33 raste me 16 autorë, nga të cilët 2 të arrestuar dhe 14 në gjendje të lirë;

– Neni 293/c, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, evidentuar 4 raste, me 3 autorë në gjendje të lirë;

– Neni 121 “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, 4 raste, pa autor;

– Neni 117, paragrafi i tretë, “Pornografia”, evidentuar 38 raste me 14 autorë në gjendje të lirë;

– Neni 121/a “Përndjekja”, evidentuar 4 vepër penale, zbuluar 3, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë, 1 i arrestuar;

– Neni 137/a “Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike”, evidentuar 1 vepër penale, zbuluar 1, me 1 autor në gjendje të lirë;

– Neni 149/a “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, evidentuar 1 vepër penale, zbuluar 1, me 1 autor i cili është proceduar në gjendje të lirë.

– Shpifja, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, evidentuar 1 rast me 1 autor në gjendje të lirë. / DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *