Instituti i Statistikave publikoi të dhënat paraprake për Prodhimin e Brendshëm Bruto, që flasin për një rritje ekonomike prej 1.39%. Surpriza qëndron në diferencën e konsiderueshme me pothuajse një pikë përqindje nga vlerësimi paraprak i vlerës së shtuar bruto, i publikuar në muajin prill të këtij viti. Vlera e shtuar bruto mat kontributin e aktiviteteve të ndryshme në PBB dhe llogaritet si diferencë midis prodhimit dhe konsumit të ndërmjetëm. Të dhënat tremujore janë kryesisht të dhëna administrative, si dhe të marra nga anketat tremujore që kryhen nga INSTAT. Sidoqoftë, vetë INSTAT në çdo rast, saktëson se këto seri janë gjithmonë subjekt i revizionimeve të ardhshme, gjë që lidhet me përmirësimin dhe shtimin e informacionit në kohë. Për të llogaritur Prodhimin e Brendshëm, në vlerën e shtuar bruto mblidhen edhe taksat, ndërsa zbriten subvencionet, duke sjellë një rezultat më të saktë. Duke e marrë rritjen në analizë sipas sektorëve, del që industria ishte dega më e shëndetshme e ekonomisë, me rritje 7.9%. Besohet se kjo lidhet sidomos me vitin e mbarë në eksporte të degës së industrisë nxjerrëse. Rritje pozitive shënoi edhe sektori i ndërtimit, me 1.13%, duke marrë avantazh nga viti elektoral dhe shpenzimet e rritura publike në infrastrukturë. Edhe bujqësia regjistroi rritje pozitive, me 0.61%, ndërkohë që viti rezultoi mjaft negativ për degët e transporteve dhe post-komunikacioneve, ku secila ra me mbi 8% krahasuar me vitin 2012.

kjo eshte se ke mere si reference pse nuk i referoesh edhe me mesataren 5vjecare per ta bere me reale dhe jo pikes me te ulte ose jepni uljet qe ka pika e referimit tuaj nga vitet e me pareshme Qafen thyefshln gjithe ata qe e zbukurojne situaten sipas deshires se eproreve Po te pasqyrohet situat reale dhe zgjidhjet me eksperiencen qe kane shume njerze do te jete me optimale se ku jetoj konsulat jo vetem qe informojne tregtaret e shtetit te tyre por dhe sigurojne mbrojtje juridike por keto instucione ne vendin tone jane me teper qe te ngushellojne per falimentimin jo te sygjerojne menyren e zgjidhjes po keshtu dhe ministrit qe punonjesit e tyre hapin aktivitet neper znjerzeve te tyre dhe pas rrotacionit futen ne grupin e njerzeve te pasur