Statistikat për Shqipërinë, gratë më të prekura nga COVID-19

redaktor

Po mbyllet java e shtatë që nga shfaqja e coronavirusit në Shqipëri dhe numri i të infektuarve nga ky virus nuk duket të bjerë. Që nga e hëna dhe deri të premten infeksioni i COVID-19 në Shqipëri ka rezultuar në një mesatare prej 23 rastesh të reja në ditë.

Ndonëse mbetet për t’u parë ecuria e të shtunës dhe të dielës, shifrat e deritanishme reflektojnë një numër të lartë të personave që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ku nga 6768 individë të testuar 678 raste janë mbartës, pra rreth 10% e rasteve të testuara.

Të dhënat e përditësuara, që nga momenti kur virusi hyri në Republikën e Shqipërisë, flasin për një shtim në numrin e të prekurve nga java në javë. Përkatësisht nga data 30 mars deri në 5 prill, pra java e katërt mbas evidentimit të pacientit zero, ka shfaqur numrin më të lartë të individëve mbartës të SarsCov-2 me 149 raste të reja.

Nga informacionet e shpërndara nga Instituti i Shëndetit Publik mosha mesatare e rasteve të konfirmuara pozitivë është 47,5 vjeç. Në shpërndarjen sipas gjinisë, mbizotërojnë femrat me 51% ndaj meshkujve 49%. Kjo e premte ka zbuluar 15 raste të reja me Covid-19. Harta është zgjeruar në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19. Nga këta, aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 38 pacientë.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *