Statistikat, Portugalia favorite me Shqipërinë

redaktor
Albania's forward Bekim Balaj (C) celebrates after scoring a goal during the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014. AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Portugalia vjen si favorite në Shqipëri për sfidën që mund të vendosë shumë për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2016, jo vetëm për faktin që luzitanët kanë në përbërje Cristiano Ronaldon, por edhe duke i bazuar te historiku i përplasjeve mes dy përfaqësueseve.

Shqipëria në tre përballjet e fundit ka mundur të marrë një fitore, një barazim dhe një humbje, por në total statistikat flasin në favor të luzitanëve. Përplasja e parë daton në shtator të 1996, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit. Në “Qemal Stafa” portugezët triumfuan 0-3 me gola të Figos, Helder dhe Rui Costas. Në qershor të vitit 1997, në takimin e kthimit që u zhvillua në Lisbonë, vendasit fituan 2-0 falë finalizimeve të Joao Pintos dhe Luis Figos.

Në vitin 2003, është luajtur miqësorja e vetme me Portugalinë, e cila fitoi me përmbysje në Lisbonë me rezultatin 5-3. Për kuqezinjtë shënoi dy herë Adrian Aliaj dhe Igli Tare.

Shorti i vuri përballë njëra tjetrës edhe në eliminatoret e Botërorit Afrikë e Jugut 2010. Në takimin e parë të zhvilluar në Braga, kuqezinjtë rezistuan për rreth 60 minuta me një lojtar më pak, duke marrë një barazim historik 0-0.

Në takimin e kthimit në Tiranë, Shqipëria ishte shumë pranë barazimit të dytë, teksa rezultati ishte mbërthyer në barazim 1-1, ku për kuqezinjtë kishte shënuar Erjon Bogdani, por në kohën shtesë Bruno Alves përfitoi nga një dalje e gabuar e Isli Hidit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Fitorja në Aveiro falë golit të Bekim Balajt në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit është e vetmja e arritur ndaj Portugalisë, që në total kryeson me 4 fitore, një barazim dhe një humbje me golaverash të përgjithshëm 12-5.

Share This Article
2 Comments
  • O gazetar leshi .Keto statistika qe thoni bejn fjal per ne kohen e pordhes, kur futbollistet tan s’e mbushnin zorren as me trahana apo me papare.Ndersa sot i kan mbushur xhepat me miliona ,dhe duhet te fitojn me se s’ben ose te pakten te bejn figur te bukur.

  • O ju dhjefsha CR7 na e bekeni te pa prekshem, doemos se mediat e bene lojtar me show qe ben, mister ULTREX se ne fushe te ruan sumen, FORCA O DJEMT E NENAVE tregojani sot se sa vlen lekura plastike e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *