Statuja e Lirisë rihapet më 4 korrik

redaktor

Statuja e Lirisë do të rihapet për publikun në 4 korrik, më shumë se nëntë muaj pas u desh të mbyllej për shkak të uraganit Sandy. Senatori i Nju Jorkut, Charles Schumer, ka thënë për mediat amerikanese vendi patriotik do të rihapet për pushimet.

“Është një lajm i mirë, pak i vonuar, por të paktën ajo është këtu për të treguar se premtimi është mbajtur” tha Schumer.  Në janar kongresi miratoi një fond prej 59 milionë dollarësh për të riparuar parqet kombëtare, por deri të martën nuk ka pasur një afat për përfundimin e tyre.

Një pjesë e fondit do të financojë riparimin e sistemit elektrik, si dhe peisazhin e prishur nga stuhia famëkeqe në tetor. Do të ketë gjithashtu një kuvertë të përhershme për ta bërë statujën më të përgatitur për stuhitë e ardhshme. “Do të vijë më e madhe dhe më e fortë, ashtu si Nju Jorku pas uraganit Sandy”, vijon Schumer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *