Nëse do ta shikoni këtë status për mënyrën sesi është shkruar, do mendoni se ai është i një adoleshenteje. Por jo, është një status në faqen personale, në rrjetin social Facebook, të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.
Teksa informon qytetarët për një vendim të pritshëm të Parlamentit për uljen e moshës së pensionit të minatorëve, ajo përdor gërmën ‘x’ si shkurtim i fjalës ‘për’…një formë kjo e përdorur rëndom sot nga adoleshentët në rrjete sociale dhe sms në celulare. Bravo Felaj!
Dy gjëra duhet të kenë ndodhur me ministren, ose ajo ka faktorin “X” brenda saj, ose ka arritur të përshtatet mirë me zhvillimet gjuhësore në epokën teknologjike. Por për nga pozicioni, shkollimi dhe serioziteti që e karakterizon do t’i shkonte më shumë fjala “për”. ‘X’ respekt po ta themi J. Ti e di vetë, ‘x’ Zotin!


Keqardhje kush na drejton…