Statusi, Basha takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

anazapta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së mërkurës një drekë pune me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë. 

Takimi i tyre, në formën e drekës së punës ka zgjatur rreth dy orë dhe sipas burimeve zyrtare synonte lobimin e opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat, për të cilin vendoset në fund të muajit.

Të njëjtat burime konfirmojnë për se pavarësisht politikës së opozitës për “kushte zero” për integrimin, kryetari i Partisë Demokratike u ka shprehur ambasadorëve edhe disa shqetësime lidhur me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe atë që opozita e cilëson si sjellje anti-demokratike të qeverisë. / Top Channel

Share This Article
5 Comments
  • Ngrini fotografine e Djallit ne Permet dhe kerkoni te hyni ne Eu, behuni nje here burra o komuniste HIPOKRITE, mos u beni si kur…. , zgjidhni o Europen o Djallin tuaj !!!

  • Pra Basha lobon per marrjen e statusit apo per ta kundershtuar ate.Ky mjeran prap vepron nen urdherat e Saliut?Keshtu veproi ne Gjermani,por dhe ketu mese njeher me ambasadoret.Po çfar i quan ky ambasadoret-budollenj?Po a nuk edi EU qe ky flet ne emer te Saliut te rrezuar nga kali me 23 qershor dhe kerkon te na kthej ne vitin ’97,’98?

  • Per te qeshur e per te qare,presim e kerkojm mbeshtetjen e shteteve evropiane per statusin,po duhet e kerkojme edhe mbeshtetjen e Lul Berishes,turp,nga te angazhohet e te bashkohet e te punojne bashkarishte per statusi e integrimin del e bene takime se mbeshtet pa rezerva statusin per shqiperine,Shqipetare eshte per te vene kujen me keta lloj njerezish politikane qe kemi ne…!!??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *