Statusi, Fyle: Vendim politik, do ishte inkurajim për transformimin e Shqipërisë

redaktor

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle në takimin e përvitshëm “Miqtë e Europës” që organizohet në Bruksel ka vlerësuar qeverinë për masat që po merr në luftën kundër korrupsionit, por vlerëson edhe opozitën për rolin e saj konstruktiv.

“Qeveria e re ka bërë prioritet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke dhënë edhe rezultate. Më kanë bërë shumë përshtypje përparimet dhe reformat gjithëpërfshirëse si edhe fakti që opozita po luan pjesën e saj në mënyrë konstruktive”.

Në fjalën e tij Fyle theksoi se Tirana ka ndjekur rekomandimet e bera nga Komisionit Europian dhe qeveria çdo jave ka nisur raportimet perkatese mbi punen e bere ne kete drejtim.

Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle, theksoi se shpreson që vendet anëtare të BE ta marrin parasysh këtë përparim, por theksoi dhe një here se ai mbetet nje vendim politik.

“Shpresoj se vendet anëtare do t’i kenë parasysh këto, këtë dhjetor, kur do t’u duhet të vendosin për hapat e ardhshëm të kursit të afrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por statusi i vendit të kandidatit është një vendim politik.”

Komisioneri Fyle u është drejtuar me një letër vendeve anëtare të BE, por duhet pritur 17 dhjetori për të mësuar vendimin e 28 vendeve anëtare të Unionit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *