Statusi i Lekës nuk ishte për Enkeledën

anazapta

Një status me fjalën “k..rvë” brenda ka trazuar gjithë dynjanë, që nga Televizioni Publik Shqiptar e deri në gjykatë.

Pak javë më parë, Facebook Spy arriti të merrte një status nga profili i drejtorit të RTSH-së, Martin Leka, ku ai i adresohej dikujt me fjalët: “Nuk merrem me kurva të sponsorizuara (nga kurvat)”.

Shumë menduan se e kishte me një gazetare të quajtur Enkeleda, e cila kritikonte drejtuesit e RTSH se e kishin shmangur nga emisioni pa të drejtë.

Gazetarja ka ngritur edhe një padi, ku kërkon 130 milionë lekë të vjetra, pasi akuzon drejtorin për fyerje.

E verteta eshte qe ne status nuk permendet asnje emër, pas Leka nuk i referohet asnje emri konkret. Siç e thekson edhe në komentet e veta gjatë bisedave me miqtë e FB, Leka mohon që statusi të ketë lidhje me një emër konkret.

Nga hulumtimi ynë na rezultoi se me të vërtetë reagimi ishte për persona që lidheshin me profesionin e zotit Leka, por nuk bëhej fjalë gazetaren në fjalë, madje nuk bëhet fjalë për femër.

Trazimet në RTSH kanë ardhur pasi Leka ka tentuar një reformë ku u heq të drejtën një kategorie punonjësish në TVSH të marrin nga dy rroga.

Enkeleda nderkohe i ka shkruar një letër të gjatë gjithë dynjasë ku i ankohet për atë që i ka ndodhur.

Në letër bie në sy që gazetarja shkruan “komuniteti internacional” në vend të “ndërkombëtar” dhe e nis letrën me “unë e ashtuquajtura”. Me siguri ka dashur të thotë “unë e nënshkruara” 🙂

Share This Article
4 Comments
  • Hë de se ky Martini asht një derr maloku prej Lezhe dhe gjynah që mbetet kultura shqiptere në dorën e malokërisë.

  • Gabime qe falen keto te gazetares.Jo per gje po jane gazetare te RTSH-se e s’mund te pretendosh te dine edhe gjuhen shqipe.

  • A ju ka paguar Martini kete here qe po iu dilni kunder Enkeledes, ate qe mbrojtet para ca ditesh! Sa keq po me vjen per ju patetike! pfff

  • Tani u bete miq me Drejtorin Martin Leka, Pasi i “Dogji B…” ah te njerez Ju e RTSH ne dore te Kujt Jane!!! Nje here Shan e Fuen tani e Dredh Muhabetin Jo e thash per ate Jo per Kete atehere Paguani Ju Faturen e Martin Lekes se do qe me e Ndershme dhe jo ta Dredhonit Bishtin si ato Fjalet e Martinit te Maleve qe u ne Drejtor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *