Statusi i nxënësit, mirë. Po statusi i mësuesit?

anazapta

Kemi humbur shumë kohë duke mashtruar me shifra aleatët tanë europiane, por faktikisht, veten tonë për prevalencen e  minorenëve  hajdutë apo vrasës,  mendoj se ka ardhur momenti që këtë plagë sociale të mos ta mbulojmë por ta trajtojmë si alarm për shoqërinë tonë me pretendime europiane.

Sëmundja që ka infektuar brezin tonë të ri kërkon bashkëpunim të përkushtuar shtet- prindër – shkollë  – nxënës. Deri më sot e gjithë barra ka ngelur në shpinën e mësuesve dhe rezultati është  as mësimdhënie as mësimmarrje as disiplinë.

Natyrshëm lind pyetja: “A ka zgjidhje situata dhe si , kur, nga kush?

Ajo me të cilën nuk është marrë qeveria deri më sot janë mësuesit, veçanërisht të 9- vjeçares. Po kështu “psikologet” opinionbërëse, që nuk mungojnë pothuaj çdo mbrëmje në televizionet, dhe flasin vetëm në mbrojtje të minorenëve, e asnjëherë në mbrojtje të mesuesve, për domosdoshmërinë e statusit të tyre. Ja një shembull nga praktika:

Mësuesja  më e vjetër dhe me eksperiencë në lëndën e matematikës së një shkolle 9- vjeçare, pasi shpërndan provimet dëgjon prej një nxënësi 12-vjeçar të sharat me të cilat do të turpërohej edhe një prostitutë ordinere. E ndodhur në një situatë emocionalisht të tmerrshme, mësuesja e përmban veten, dhe të vetmin veprim që bën, pasi fëmija refuzon disa herë të dalë përjashta, është që e kap për krahu dhe e nxjerr jashtë klasës, duke i thënë se nuk do ta pranonte  në mësim pa biseduar me prindërit e tij. Minoreni, ndërsa  zbret shkallët me vrap, vëren se te dera e jashtme qëndronte drejtoresha  në mes të disa fëmijëve. Kjo e pyet pse ka lënë mësimin. Minoreni 12-vjeçar, më i madh në trup se drejtoresha, shtyn rrëmbimthi një nga fëmijët dhe përplas në tokë drejtoreshën.

Përfundimi: Familja e minorenit u paraqit në shkollë, u ankua për mesuesen te drejtoresha për “sjellje të papërshtatshme” të mësueses, por meqënese nuk gjeti mbështetje, përkundrazi, u ankua edhe më lart.  Dhe paradoksi shqiptar: Vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për drejtoreshën e shkollës dhe pushim nga puna për mësuesen më të rregullt të shkollës. E njohur si mësuese me përvojë, kjo e fundit, tri ditë më pas, kërkohet dhe angazhohet nga një kolegj privat me nje page dyfish.

A nuk do të ishte më mirë që krahas kërkesave për statusin e nxënësit të diskutohet dhe të vendoset me ligj edhe statusi i mësuesit?

 

Letër e nënshkruar

Dr. Manush Thanasi  

Share This Article
3 Comments
  • Eshte me se e vertete se dinjiteti i mesuesit po merret neper kembe nga nje dreq rregullore vetem per nxenesin po asgje ne mbrojtje te mesuesit,Duhet te vendoset ne vend dinjiteti i neperkembur nder vite Figura e mesuesit ka qene eshte dhe duhet te jete e shenjte.DIKUR NUK GUXONTE ASKUSH TE CENONTE SADO PAK FIGUREN E TIJ.PO SOT PSE PO NDODH KJO GJE.MINISTRIA E ARSIMIT DUHET TE MARRE NE MBROJTJE KETE ARMATE KAQ TE BRISHTE E KAQ FISNIKE.JANE KETA ARSIMTARE TE NDERUAR QE I SJELLIN NJEREZIMIT PERPARIMIN ,NDRYSHIMIN. ATEHERE LERINI REHAT NE PUNEN E TYRE.

  • DENISA,ke sh.te drejte!
    mother fu………………ish ministrit te ARSIMIT.Ai dhe vetem ai eshte pergjegjesi kryesor per rrumpallen e shkollave sot ne Albanistan.Just blame him for everything!struktura,tekstet,no rregullore for the teachers,etc,etc.
    A ju kujtohet se si e injoroi ate mesuesen e sinqerte kur raportonte ne nje takim pune per situaten e frekuentimit ?(klikoni tek lajmet e nje TV privat,Beniamin te Sali SUPERCRIMINAL)”………….shko merre ate nxenesin qe e keni perjashtuar prej mungesave dhe sille prap ne shkolle………….?????!!!!!!!!!!!!!!!!.Probleme ka pa mase.
    Eh,s’ke c’i ben.The Fish rots from the HEAD.

  • Me se fundi po lexoj ne kete gazete nje koment normal me nje problem konkret e teper te ndjeshem. Cfare ndryshimi ka midis sjelljes se nxenesit qe permend dr.Thanasi, e gjuhes qe perdorin ketu shume komentues ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *