Demokratët pritet të bëjnë ndërhyrje në statutin e partisë. Paralel me procesin e zgjedhjeve të reja, PD-ja do të merret edhe me ndryshimet e statutit, për të cilin do ketë një grup pune, në përbërjen e të cilit nuk përjashtohet mundësia të jenë edhe Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm në detyrë, Ridvan Bode, – shkruan sot gazeta GSH.
Sipas kesaj gazete, ndryshimet që synohen t’i bëhen statutit kanë të bëjnë “me përpjekjet për të forcuar bazën e PD-së dhe organizimin e brendshëm”. Një Kuvend i kësaj partie që humbi thellë zgjedhjet e 23 qershorit pritet nga fillimi i muajit mars.
