Kur kanë mbetur pak ditë nga mbledhja ku Këshilli i Ministrive të Jashtëm të japë verdiktin mbi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, qeveria “Rama” ka nxituar të zhvillojë takime intensive pikërisht me drejtuesit e atyre vendeve anëtarë të BE-së, të cilat shfaqen skeptike mbi dhënien e një përgjigje pozitive mbi këtë çështje.
Kështu, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është nisur sot për një vizitë zyrtare në Francë.
Gjatë kësaj vizite, Rama dhe Bushati do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Paris për të lobuar për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Pritet që gjatë kësaj vizite, shefi i qeverisë shqiptare të zhvillojë një takim me Presidentin francez, François Hollande, takim në të cilin do të kërkohet mbështetja franceze për çështjen e statusit kandidat.
Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite, ministrja Gjosha do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë anglezë.
Në axhendë, është planifikuar takimi me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington. Gjithashtu, Gjosha do të zhvillojë një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughes.
Ministren do ta presë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Grupit të Politikave Ndërkombëtare, Mike Anderson.

Pse nuk permendet dhe Ministri Ahmetaj qe po lobon dhe ai per statusin ne Pekin ?
Fancat e Berishes ne fb ne filipineve po bejne nje pune me vlere per satusin.sb
Edhe ne FB-Berisha po mashtron.Prite kur te dalin zevendset ne pdjume te infomojne per lajmin e çuditshem si me notin,murin Kinez,”PELQEJ PJESHKET”-thot ai.Arroret,ullinjt,supefuqin elektrike,vendin e dyte pas Gjermanis,parat tona me te pastra ne botej.Shqipeia 1 Euro,energia djellore,etj,etj.Oh sa barcoleta do thuren per te..!