Statusi i vendit kandidat, Wall Street Journal: KE dha një miratim të fortë

redaktor

E përditshmja “Wall Street Journal” i ka dhënë hapësirë sot lajmit për rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
“Shpresat që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian jane rritur të mërkurën pasi Komisioni Europian i dha nje miratim te fortë, edhe pse mund te mos jete i mjaftueshem per te mundur kundershtimin e Frances dhe Britanise se Madhe” shkruan Wall Stret Journal.
Në shkrimin analitik të publikuar ne siten online te Ëall Street Journal theksohet Franca dhe Britania e Madhe mund te bllokojne kerkesen e Shqiperise per te qene pjese e BE-se qe nga muaji qershor.
Kjo, shkruan e perditshmja amerikane, pas fitores se bindshme te partive euroskeptike ne zgjedhjet europiane te muajit te kaluar.
Ne raportin e ri te Komisionit Europian vleresohet progresi ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe permiresimet ne sistemin e gjyqesor. Megjithate, Britani, Franca, Hollanda dhe Gjermania, katër vendet qe kundershtuan kandidaturen e Shqiperise per BE vitin e kaluar kane sinhjalizuar se do t’i marrin në shqyrtim pikat e ketij progresi raporti te KE-se”, citohet në shkrimin e publikuar ne Wall Stret Journal.
Sipas te perditshmes, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, e ka stimuluar vendin per anetaresim ne BE dhe refuzimin e vitit te kaluar ja adresoi paragjykimit te vendeve te tjera.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Kam shume dershir te te orfroj nje orange soda po skam mundesi kontakti me vllain, si mendon te pres akoma apo do me ofrosh salep per te pire.e ke kohen me minuta reago sa me shpejt pasi te rresikohet gjuha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *