Statusi, Londra ende pa vendim. Holanda shprehet nesёr

redaktor

Britania e Madhe pritet të marrë një vendim final brenda kësaj jave, lidhur me statusin e vendit kandidat nё BE. Njё fakt i tillё, u bё i ditur nga ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Cannon, i cili sqaroi se procesi po merret shumë seriozisht dhe po diskutohet në nivele shumë të larta në Londër.
“Kemi parë shembuj në rajon kur disa vende u shtynë shumë shpejt brenda procesit të anëtarësimit pa krijuar të gjitha standardet dhe reformat. Sa i përket statusit kandidat të Shqipërisë nga ana e qeverisë britanike akoma nuk është marrë një vendim. Të paktën deri tani, pasi unë telefonova gjysëm ore përpara. Kjo tregon se ky proces po merret shumë seriozisht dhe po diskutohet në nivele shumë të larta në Londër. Dhe mendoj se vendimi i Londrës dhe disa vendeve të tjera do të lajmërohet brenda kësaj jave”, vuri nё dukje Cannon.
Ndёrsa, Hollanda vendos nesër mbi qëndrimin që ajo do të mbajë për statusin kandidat.
Hollanda dhe Britania e Madhe janё dy ndёr pesё shtetet skeptike pёrkundrejt procesit integrues tё vendit tonё, kjo u pa qartё nё refuzimin qё i bёnё kёrkesёs pёr marrjen e statusit nё dhjetor tё vitit qё shkoi.

Share This Article
2 Comments
  • … Per mua eshte shume e veshtire te vendos … Islamizmi eshte nje e keqe shume e madhe qe mund te cenoj bashkjetesen midis Shteteve te Bashkuara te Europes … Shqiperia mund te behet nje “trampoline” nga e cila mund te hidhen hordhite islamike.

    Po te verifikosh dhe te hetosh per te kaluaren … Shqiperia ka qene vend tranzit per ilegalet islamike…

    … une kam shume pasiguri … duhet shume kohe te llogjikosh … Kjo eshte sikur po fusin “Kalin e Trojes” ose “Kalin e Islamizmit” ne Europe…

    Deri me tani shumica e shteteve ne Bashkimin Europian jane pro … dhe kuptohet kur nje vendim eshte i mbeshtetur nga shumica , edhe pakica duhet te ndjeki shumicen (pergjegjesite jane te shumices) . Ndersa persa i perket Referendumeve te popujve Europiane … do te ishte nje bollek qe do ta ne mbushte ate boshllekun per te reflektuar … A jane dakort popujt ? ….

  • ne nuk duam njeri tjetrin dhe presim te na doje evropa ne shqipri ne 10 veta 7 jan spiun vret vellai vellan vret babai djalin vajzen sikur te ishte pul pa e menduar se e ka rritur me shum mundim qa duam ne nga evropa pa me thoni ju o njerez shqipria esht vend i qudirave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *