Stefan Fyle: Bojkoti opozitar i dëmshëm

redaktor

Gjatë fjalës së tij për prezantimin e paketës së zgjerimit 2014, përpara eurodeputetëve të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Komisioneri në ikje për Zgjerimin Stefan Fyle deklaroi se qeveria shqiptare ka vazhduar të tregojë vullnet politik për ecjen përpara me reformat evropiane. Operacionet e suksesshme policore për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e drogës, kanë pasur rezultate mbresëlënëse, duke konfirmuar angazhimin qeveritar, për të vepruar në luftën kundër krimit të organizuar.

Por, Komisioneri për Zgjerimin Fyle shprehu shqetësimin e tij për bojkotin opozitar dhe përkeqësimin e klimës politike. Ai theksoi se qeveria duhet të sigurojë se opozita ka mundësi të kryejë plotësisht funksionin e saj kontrollues.

Sipas Komisionerit Fyle, statusi i kandidatit sjell më shumë përgjegjshmëri dhe duhet parë si një shtysë për të dhënë më shumë rezultate përballë reformave. Tashmë qeveria, sipas Komisionerit, duhet të tregojë një angazhim të vazhdueshëm ndaj reformave dhe të bëjë të mundur kryerjen e tyre me transparencë të plotë dhe në një mënyrë politike gjithëpërfshirëse./i.t/

***

Fyle: Pavarësisht bojkotit të opozitës, diskutimet mbeten të hapura

Ndërsa në konferencën për mediat, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, deklaroi se pavarësisht bojkotit të opozitës nga jeta parlamentare, diskutimet në Shqipëri mbeten mjaft të hapura.

“Pavarësisht krijimtarisë tonë është e pamundur që të shmanget mungesa e angazhimit e pjesëve të caktuara të politikës dhe e krijimit të diskutimeve konstruktive. Në rastin e Shqipërisë ne kemi propozuar që të vendosim dialogun si një nga prioritet e hapjes së negociatave, ne kemi insistuar që të jemi pjesë e dialogut dhe jam i gëzuar se kryeministri ka rënë dakord. Pavarësisht largimit të opozitës nga parlamenti, diskutimet mbeten mjaft të hapura. Por pavarësisht se mbeten diskutime,ka diskutime midis mazhorancës dhe opozitës për të arritur në zbatimin e reformave konkreteve të vendosura nga BE dhe për të krijuar backgroundin e mjaftueshëm që qeveria të ecë përpara, jo vetëm, bashkë me opozitën”, theksoi z. Fyle i pyetur nga gazetarët në Konferencën e organizuar në Bruksel. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *