Stefano Pioli lë jashtë listës Champions, Lorik Canën

Dita

Trajneri i Lazios, Stefano Pioli ka lënë Lorik Canën jashtë listës së futbollistëve që do të ketë të disponueshëm për kompeticionet europiane.

Lazio sic e kërkon rregullorja ka dorëzuar në Uefa, listën e lojtarëve që do të mund të ketë të gatshëm për aventurën kontinentale që nis nga play-offi i Champions  League kundër Bayer Leverkusen dhe në grupin prej 25 futbollistësh nuk figuron emri i kapitenit të Kombëtares Shqiptare. Madje sic bëjnë të ditur mediat italiane , Cana nuk figuron as në listën Uefa B që përpilohet për ti paraprirë situatave të ndryshme që mund të krijohen përgjatë sezonit, kështu që në sezonin e ri nuk do të mund të aktivizohet me Lazion në ndeshjen ndërkombëtare.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi kishte fituar terren ideja e Canës për të qëndruar edhe për një vit te Lazio, qëndrim i përforcuar ky edhe nga dëshira e Lorikut për të qenë pranë Shqipërisë në fushatën e saj vendimtare për kualifikimin në Euro 2016, por gjithsesi merkato është ende e gjatë dhe mund të afrojë surpriza të reja.

 

Ja dhe lista e plotë e Lazios për Uefan

Portierë: Federico Marchetti, Etrit Berisha, Guido Guerrieri;
Mbrojtës: Stefan de Vrij, Santiago Gentiletti, Dusan Basta, Edson Braafheid, Mauricio Dos Santos Nascimento, Stefan Radu,Patricio Gabarron Gil, Ëesley Hoedt, Abdoulay Konko, Senad Lulic;
Mesfushorë: Lucas Biglia, Ogenyi Eddy Onazi, Antonio Candreva, Felipe Anderson, Danilo Cataldi, Sergej Milinkovic-Savic, Ravel Morrison, Marco Parolo, Alessandro Murgia;
Sulmues: Miroslav Klose, Filip Djordjevic, Ricardo Kishna.

Share This Article
5 Comments
  • CANA ESHTE LUFTA E LAZIOS ..POR PIOLI ESHTE TYC … RRACIST I QELBET .. SIC E KA SURRATIN JA KA BERE ZOTI ZEMREN .. LAZIO DO TE ELIMINOHET QE NE TURIN E PARE .. LORIT TJA HAJE M ….PIOLI SE CANA ISHTE KAPITENI I MARRSEILLES .. DHE E BERI KOMBETAREN QE TA NJOHI BOTA ..JO KY PIOLLLIIIIII ..NGA KATUNET E ITALISE …… HAJDE LORI MOS U DOREZO …SE JE ILLIRIAN … LUFTO SIC KE BERE GJITHMONE …… KESHTU TJA MBYLLESH GOJEN PLERHAVE ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *