Stefi Prifti flet pas humbjes së bashkëshortes: Marina ia dolëm!

Saimir Lleshi

Stefi Prifti humbi pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Marinën, e cila u nda nga jeta. Ai ka reaguar sot publikisht pas suksesit që pati i vëllai Endri tek festivali i Këngës Magjike.

Ja çfarë shkruan Stefi:

Marina ja dolem!

Këto ishin fjalët e vëllait tim Endri Prifti qe me përloten për të shumtën herë…!

Këto janë fjalët, qe më dhanë kurajën të shkruaj disa fjalë, mbas pesë ditësh, për të falënderuar gjithë ngushëllimet tuaja të pafundme!

Kam frike te shkruaj me shume…!

Endri Prifti! Sot ke fituar ne shume dimensione të jetës dhe artit: shpirtëror, profesional dhe popullor. Ma beso kete qe po te them. T’i na bere krenare me krijimin, interpretimin tend te mrekullueshëm dhe mbi te gjitha i dërgove një mesazh dashurie dhe respekti, dashurisë time dhe nenes se vajzave te mia, mbesave te tua, Maria dhe Joana, Marina Prifti.

Jam i sigurt se Ajo është gëzuar shumë!”.

Share This Article
1 Comment
  • Humbja e bashkshortes e njeriut me te aferm ,
    eshte padyshim nji nga humbjet me te medha ne jeten e nji cifti ,
    ku eshte e veshtire te gjesh fjalet ngushelluse .
    Kam shume rrespekt per kte kengetare Korcar ,
    ngushellime Fa.S.Prifti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *