Steinmeier: SHBA, Kina dhe Rusia rrezikojnë rendin botëror

Ornela

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi politikën egoiste të Uashingtonit, Pekinit e Moskës e theksoi rëndësinë e multilateralizmit.

“Secili vend duhet të shohë veten e të vendosë interesat e tij mbi gjithë të tjerët, kjo është deviza e presidentit amerikan, Donald Trump”, tha Steinmeier në një fjalim në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Presidenti gjerman megjithatë e vlerësoi bashkëpunimin transatlantik. Ky duhet ruajtur, tha Steinmeier, i cili hapi zyrtarisht Konferencën e 56-të të Sigurisë në Mynih nën drejtimin e diplomatit të njohur, Wolfgang Ischinger.

Kjo konferencë shihet si forum i rëndësishëm i politikës së sigurisë, ku deri të dielën diskutojnë e zhvillojnë takime rreth 40 krerë shtetesh e qeverish. Por Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk i pranoi kritikat për tërheqjen amerikane nga skena globale.

Ai tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se: “Jam i lumtur të them, se vdekja e aleancës transatlantike është tejet e ekzagjeruar”. Perëndimi është duke fituar, dhe ne po fitojmë së bashku, tha ai. Steinmeier akuzoi dhe Rusinë, se “pa respektuar të drejtën ndërkombëtare” e aneksoi Krimenë. Ndërsa Kina, sipas tij, përmes fuqizimit të saj është bërë një aktor i rëndësishëm në institucionet ndërkombëtare.

“Në të njëjtën kohë ky vend e pranon të drejtën ndërkombëtare vetëm në mënyrë selektive, aty ku bie ndesh me interesat e veta”, kritikoi presidenti gjerman. Veprimi i Kinës në Detin Jugor Kinez i shqetëson fqinjët në rajon. “Kurse mënyra e veprimit kundër pakicave në vend na shqetëson të gjithëve”, tha Steinmeier duke pasur parasysh këtu burgosjet masive të ujgurëve.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Politika egoiste e Rusise dhe e Kines dihet , por ato nuk mund te shkkaktoje dot krisje ne rendin boteror

    Porse politika egoiste e Trump, e rrezikon vertete rendin boteror

  • Rrezikon rendin amerikan do të thosha unë se rendi botëror këshu si është, është i mbaruar jo më i rrezikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *