Steinmeier: Shqipëria me një detyrë të vështirë, reformë tërësore në drejtësi

Saimir Lleshi

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, deklaron se Shqipëria ka përparuar në rrugën e integrimit, por thekson se puna më e vështirë është reforma tërësore në drejtësi.

“Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Deklaratat e ministrit gjerman u bënë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Berlin ku merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm i Italisë Paolo Gentiloni u shpreh se Shqipëria ka vijuar me reformat dhe duhet të vazhdojë përpjekjet për të ecur së shpejti drejt hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Italia është angazhuar në procese kreative të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë trilateralin Shqipëri-Itali-Serbi, Iniciativën e vendeve të Evropës Qendrore si dhe Strategjinë e BE-së për Makro Rajonin Adriatiko-Jonian”, tha Gentiloni.

Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit dhe krizat migratore me të cilat përballen sot BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrat vunë theksin në impaktin që kanë fenomene të tilla në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe nevojën për një qasje kolektive në përballimin e tyre, duke bërë thirrje për solidaritet, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim pragmatik mes vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa Ballkani Perëndimor ka operuar mbi një pakt stabiliteti, procesi i Berlinit mundësoi krijimin e një pakti ndërlidhshmërie dhe tashmë vendet tona janë në kërkim të një pakti demokracie dhe zhvillimi”, tha Bushati. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Shqiperia ka 25 vjete ne rruge te mbare,e ka bere perparime ,keto i shikojne vetem te huajt.Shqiptaret duhet t’i marrin si te verteta.Zhvillimi i vrullshem ne ekonomo,industri,arsim……vetem budallenjte e shikojne mbretin lakuriq….

  • Haram I paqin taksat e shqiptarve keta prokuror dhe gjykates mizor.Populli eshte me lak ne fyte nga keta kriminel.Nuk ka reforme me keta ,te gjithe duhet largohen nga sistemi drejtesise ,gjysma duhet te hetohen dhe te ndiqen penalisht.Per vete kane siguruar pasuri prrallore te pa ligjeshme.Turpi i mbulofte keta falsifikator te prokurorise dhe gjyqesorit ,por shqiperia do behet nje dit.Respekte nderkomtarve per denancimin e krimit dhe korrupsionit te prokuroret dhe gjyqetaret qe kan deshtuar totalisht sistemin e drejtesise ne 24 vjet.###

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *