“Steka” e krimit…

redaktor

Pas `90 ndër shumë risi të jetës shqiptare, ishte dhe bilardoja. Edhe pse një lloj sporti paksa i fisëm e aristokrat, ai tek ne përftoi një formë masive, ku çdokujt, pavarësisht statusit shoqëror, nivelit kulturor dhe ekonomik, iu dha mundësia që të garonte me nga një stekë në dorë, që në shumë raste shndërrohej dhe në hu apo hushtë, mu atëherë kur shpërthente ndonjë sherr e kur vlonte druri. E ndryshe nga ajo pamja që kjo lojë ofronte, të cilën e shihnim gjetiu nëpërmjet televizorit, ku qetësia, heshtja, të qëndruarit sus të protagonistëve e spektatorëve si të luhej shah, ishte performanca më tërheqëse për t`u dhënë pas saj, tek ne ndodhte e kundërta, ku pothuajse sherrnajat më të mëdha, deri në krim, konsumoheshin pikërisht në bilardo. Madje ka ndodhur që, teksa dikush nga lojtarët ka mbetur i plagosur, rrugës për në spital, ashtu i gjakosur dhe mes gulçeve të dhimbjes e përpjekjeve për të qëndruar në jetë, ka pyetur belbëzueshëm nëpër dhëmbë se dhe sa pikë do i duheshin për të fituar. Shkurt, në mbi 20 vjet, bilardot tek ne, janë dhe ambjentet ku krimi e loja ndajnë një përqindje gati të përbashkët, për të gjitha arsyet e mosarsyeve. Rasti më i freskët, është ai i Selenicës dy net më parë, ku një bilardo mes qytezës së njohur të minierës së bitumit, u përgjak nga katër trupa të qëlluar me kallashnikov, që për fat i shpëtuan vdekjes. Gjysma e së keqes do ishte nëse do mendohej se kjo lojë, pra bilardoja, nuk mundi të krijojë një lloj sjellje aristrokatike tek ne shqiptarët (ç`iluzion naiv!), ndërkohë që e keqja e madhe është se, në vend që të lësh gurët (ose bilat), aty mund të lësh dhe kokën!

p.s. Në ligjërimin gazetaresk, është futur dhe fjala ‘stekë’. Konotacioni i saj në përdorim, afron me atë të një njësie matëse, kur na vjen në ndihmë që diçka të themi se i përket një stekë e lartë apo stekë e ulët, ngjashëm si për peshën e diçkaje, gjithnjë kur përdoren metaforikisht. Dhe për këtë rast, steka e lartë e krimit, nuk ka të bëjë me burimet e tij, motivet dhe format, por dhe me vendin ku konsumohet, mu aty pra ku steka, e jo kallashi duhej të bënte ligjin: në bilardo!

Share This Article
5 Comments
  • C’me kujtove bilardon, loznim deri ne dy te nates.Njehere erdhi policia, ishte nje koqe kandari komandant nga ata te persekutuarit me pistolete ne dore dhe u kthyem te tere nga muri per kontroll, kisha ne krah nje 10-12 vjecar, kthehem dhe i them policit qe te vere ne sigurese pistoleten se mund ti shpetonte dora kot.Ky s’me kuptoi dhe me pyeti se si behej, ia ktheva qe behet shkolle e kurse per kete pune, nuk mjafton te jesh me PD.Iken pastaj, ishte behari i ’96 kur barbari i Vucitolit i vodhi votat me furi mongole.

    • Gezohu gjermani i fundit
      po te kishte qene ndonje nga kto koqet e partise se punes
      si ekspert qe kane qene ,do e kishe ngrene ndonje plumb 🙂

      • Nuk gezohem zonje, biles e them me trishtim se ethet e”bilardos” ne ato vite shkonin krejt ne sinfoni me dashurine e personazhit te Marques ne koherat è Koleres.Vertete Duka te ka qendisur nje vjershe me pika apo po i bie stekes kot me spond?!

        • e megjithate perseri insistoj qe ke arsye per tu gezuar

          po, me donte shume bejtexhiu …edhe une “vdes” per ate
          nuk ishte vjershe ,jane ato llogjet qe i shkarashkruan mbas rakise 🙂
          nuk e di pse nuk e le Thanua te zhgaravisi ketu …
          se me kaq sa …insistoj une ….do me shkruaje prape 😛
          e kemi dashuri per kohen e …biografise

      • Per kete hajvanin i fundit duhen jo pisqolla se nuk ja vlen per kete
        lloi hajvanerije te harxhoshe plumba.
        E keqija e ketij hajvanit te fundit eshte se nuk kupton akoma ,qe
        koqija me e madhe shqiptare jane mbeturinat e partise se punes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *