Operacionet, ministrja: Nuk kemi urdhëruar reduktim, por racionalizim

Edona Llukacaj

Në të gjitha shërbimet e kirurgjisë në QSUT është kërkur që të reduktohet numri i ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo, për faktin se kostot që qeveria i paguan konsecionarit që mundëson instrumentat kirurgjikalë të sterilizuara, kanë kaluar të gjitha parashikimet për shpenzime.

Fenomeni është denoncuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por edhe nga stafi mjekësor pranë këtij institucioni.

Sipas raportit të KLSH, në vitin 2018 koncesionari ka faturuar rreth 17 milionë euro nga afro 10 milionë euro që ishte parashikuar në fillim të vitit.

Ndërsa sipas mjekëve kirurg në këtë spital, në dy vite është shpenzuar shuma e planifikuar për 10 vite, aq sa është edhe kontrata e kompanisë koncesionare.

Për këtë, në vitin 2019 të gjithë spitalet e vendit janë urdhëruar të ulin operacionet e planifikuara.

Raportohet se një komunikim i tillë iu është bërë edhe spitaleve rajonale nëpër rrethe me shkresë zyrtare.

Por ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e pyetur për këtë çështje, mohoi të ketë një urdhër të tillë edhe pse flet për racionalizim në perdorim të instrumentave kirurgjikalë.

Sipas saj instrumentet kirurgjikale të sterilizuara kanë ulur infeksionet spitalore dhe rrjedhimisht edhe ditët e qëndrimit të pacientëve në spital.

Por mjekët kirurgë nëpër rrethe thonë se tanimë kanë filluar të mos i përdorin më këto instrumente, por të përdorin autoklava, siç edhe vepronin më parë.

 

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu në ambjentet e QSUT

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *