Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur marrjen në pyetje në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit.
Në lidhje me këtë çështje është thirrur për të dëshmuar mjeku Artan Koni, si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
Koncesioni ka gati 5 vite që është në zbatim dhe është miratuar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Hetimi i parë për këtë çështje është ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, por më pas u pushua.
Tashmë me një kallëzim të ri nga nisma “Thurje”, ky hetim është rihapur sërish nga Prokuroria e Posaçme.
j.l./ dita

Dhe me çfare justifikimesh qesharake i pushon hetimet nje prokurori vasale e kapur prej fyti nga cubelat e Tirones?
https://360grade.al/155590/skandal-ne-prokurori-ne-kohen-kur-krimi-eshte-shtrire-ne-cdo-segment-te-qeverise-se-rilindjes-prokuroria-therret-per-te-deshmuar-kryetarin-e-opozites/
Nuk ja keni haberrin cfare don te thote shtet.
Nuk kam ndigjue asnjihere qe Shtypi Amerikan te tregoje cfare po ban FBI.Por vetem kur perfundojne japin rrezultatin,nese e shohin te nevojshme.
Sekretet jane sekrete qofshin edhe ne ceshtje ordinere e jo ma kur ka te baje me gjuetin e balenava,arinjeve,tigrave,luanve etj etj.
Une si sapektator nuk e pereferoj as nuk kam kurrfare kuriozitetit per informacion se cfare therret SPAK dhe si punon.Kureshtja asht vetem me perfundimin e rrezultatit me sukses.Se si kryejne detyrat per te arritur rrezultatin nuk me interreson.Kjo i sherben programit te shkollimit te kuadrit per kete qellim.