Sterlina bie më tej të hënën, nga frika e Brexit

Elton Tafaruci

Paundi britanik ra edhe me 2% në $1.3395 në tregtimet e hershme europiane të së hënës, teksa investitorët vijuan të bënin llogaritë e vendimit të Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian dhe iu drejtuan aseve të sigurta si ari dhe obligacionet qeveritare

Tkurrja e paundit erdhi pas rënies së të premtes me 8.1%, që ishte më e madhja ditore. Sterlina mbetet në qendër të vëmendjes, por edhe monedha të tjera janë gjithashtu në vëzhgim, pasi tregtuesit po shqyrtojnë mundsinë që bankat qendrore globale të vonojnë planet e tyre për shtrëngimin e politikës monetare, — në disa raste po presin lehtësime të mëtejshme — përballë pasigurive të reja.

Të hënën euro ishte 0.8% më e dobët në $1.1021. Jeni ishte 0.5% më i fortë në ¥‎101.59 për dollar.

Bursat aziatike kishin rezultate të ndryshme, me aksionet që ranë në Hong Kong dhe u rritën në Kinë. Aksionet japoneze kishin ecuri më të mirë, me indeksin Nikkei 225 që u rrit 2.3%.

Ari u rrit me 0.9% në $1,328 për onz, pasi kishte arritur nivelin më të lartë në dy vjet të premten.

Çmimet e naftës ishin më të dobëta, me treguesin Brent bruto, referencën ndërkombëtare, që ra me 0.1% në $48.35 për fuci dhe West Texas Intermediate, referencën e SHBA-ve, që u tkur me 0.4% në $47.47. Të dy referencat u tkurrën më shumë se 4% të premten./MONITOR

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *