Stërmbesa e Skënderbeut në Kosovë

Dita

Pasardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sofie Kastrioti ka arritur në Kosovë. Pasardhësja e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të festës së vjeljes së rrushit “HardhFest” dhe të bodrumit Stone Castle.

 Sofia u shpreh  e ngazëllyer dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016. “Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Kosovë.

 Ndërsa, për  organizatorët e HardhFestit si dhe Komunën e Rahovecit, vizita e saj është nder pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës dhe e cila do të performojë veprat e saj.

 Sofie Kastrioti, do të qëndrojë deri më datë 5 shtator në Rahovec.

Festa e Vjeljes së rrushit “Hardh fest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit Ndërsa Partner i festivalit këtë vit do të jetë  StoneCastle, të cilët festojnë 10 vjetorin.

Share This Article
3 Comments
  • Stermbesa e Skenderbeut ! Skenderbeu ka vdekur me 17 janar 1468. Dmth para 548 vjetesh. Sikur nje brez ka rrojtur 80 vjet mesatarisht i bie qe 548:80=6.85 breza. Kjo Sofia eshte brezi i shtate, po mund te jete dhe brezi 9-te. I bie qe une jam sternip i Donikes se Skenderbeut. Ose mund te jem edhe sternip i Piros Epirit apo Olimbise , nenes se Aleksandrit Madh! Po ç’jane keto qe shkruani?

    • Nje brez , gjeneracion, llogaritet 30 vjet. Stermbese i thone kur lind nga nipi/mbesa, brenda 100 vjeteve. Korrekte do ishte pasardhesja e tanishme e Kastrioteve.Po tek ne kur do vije? Per festen e fiqve ne Uznove?

  • Ec e gjeje nga vjen kjo! Une besoj me shume qe Saliu eshte sternip i Wlad Drakules,se kjo eshte stermbese e Skenderbeut!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *