Sterrë përditë? Është politikë?

redaktor

Vargje të nënshkruara

Fari Noda, Shkozet

 

O, Palokë, more i mjerë,

Paske mbetur si njëherë,

As për fshat, as për qytet,

Mburravec, pa ment e kresë!

 

As në lajm, as në kronikë,

Je komplet anakronik,

Pa ide e pa mendim,

Je një zero miku im!

 

Ti në grup je tash’ i parë,

Jozin e fute në radhë!

Ish-ministra kompani,

Po të bëjn’ nga pak freski!

 

Vjet më parë e le zananë

Me Salinë more zurnanë

Vallë a quhet politikë

Kur je natë e sterrë për ditë?!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *