Stevens në mbrojtje të Kaçes: Nuk ka bërë asnjë gabim

redaktor

Huub Stevens, trajneri holandez i PAOK-ut, i ka dalë në mbrojtje futbollistit të tij, Ergys Kaçe, i vënë në qendër të kritikave nga shumë anë për shkak të fotos me fanellën e UÇK-së, por edhe për shkak të ndjesës që kërkoi më vonë. Stevens tha se gjithçka është e ekzagjeruar, duke shtuar edhe se lojtari nuk ka bërë asnjë gabim. Kaçe publikoi në faqen e tij në Facebook një foto me logon UÇK, e cila u konsiderua si provokim nga partia naziste greke Agimi i Artë. Anëtarë të saj sulmuan verbalist lojtarin, edhe pse ai është shqiptar dhe Greqia nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e UÇK-së kundër Serbisë. Më pas, ishin shumë tifozë të skuadrës së Selanikut që i dolën në mbrojtje lojtarit, duke sulmuar selinë lokale të Agimit të Artë, por ndërkohë nga Federata Greke dhe klubi i PAOK-ut u shqyrtua mundësia e dënimit të Kaçes. Gjatë gjithë kësaj historie, Kaçe nuk ishte prezent në Selanik, pasi ishte i impenjuar me kombëtaren në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Islandës. Për shkak të atmosferës së acaruar, familja e lojtarit u largua nga Selaniku, ku jeton prej vitesh, ndërkohë që edhe vetë Kaçe u kthye me vonesë, në pritje të ftohjes së gjakrave. Pas kthimit në Greqi, Kaçe kërkoi ndjesë, duke thënë se nuk e dinte çfarë përfaqësonin ato shkronja mbi bluzë. Është lehtësisht e kuptueshme arsyeja pse e ka bërë një deklaratë të tillë, por telashet nuk morën fund, pasi tani sulmi erdhi nga Kosova, nga zëvendëspresidenti i federatës së futbollit, i cili tha se Kaçe nuk duhet të luajë me kombëtaren shqiptare. Në gjithë këtë rrëmujë ka ndërhyrë holandezi, një emër i njohur në botën e futbollit, ish-trajneri legjendar i Shalkes në Gjermani. “Mendoj se po e ekzagjerojnë shumë me Kaçen”, thotë Stevens. “Ai është djalë i ri dhe, nëse klubi gjykon se ka gabuar, i duhet dhënë një shans i dytë, paçka se unë gjykoj se nuk ka bërë asgjë të keqe. Mendoj se Kaçe është një futbollist që i duhet kësaj skuadre dhe duhet të kthehet sa më parë në stërvitje për të qenë i gatshëm dhe për të dhënë kontributin e tij për PAOK-un”.

Share This Article
1 Comment
  • Më duket se ajo foto flet shumë për atë çka ERGYSI YNË ka në shpirt e zemër. Të tjerat më duken llapa-llapa trutharësh. Atdheu duhet me çdo kusht, por, po nuk pate të hash, edhe mendja edhe zemra edhe shpirti nuk funksionojnë si duhet. Ky maskarallëk që mund të ndodhë vetëm në GreQi, po i vë në diskutim karrierën dhe të ardhmen (ndonëse e konsideroj Ergysin të talentuar për të luajtur në ligat më të mira evropiane), si dhe mbarëvajtjen ekonomike të familjes. Duke perifrazuar biblën, po i them kujtdo: “Përpara se ta kritikoni, duhet të keni bërë gati çekun ku t’i siguroni ato çka ai humbet nga kjo tragji-komedi që po i ndodh!”
    Patriot me barkun bosh nuk ka! Askush s’ka të drejtë të bëj moral. Atdhedashuria tregohet me vepra e jo me fjalë dhe Ergysi e ka treguar, duke mos pranuar GreQinë, çka do ta ndihmonte për një promovim edhe më të mirë në arenën ndërkombëtare. Behrami kërkonte që edhe Shaqiri të ulërinte për golin, në faqe gjithë shqiptarëve, ndonëse ky e pati njerzillëkun të mos e bënte një gjë të tillë. Granit Xhakën, që e dua edhe më shumë pas atij goli të sigurt, të cilin gjaku që i rrjedh në deje nuk e la ta shënonte, megjithëse zgjodhi Zvicrën për interes vetjak, por askush s’ka të drejtë ta kritikojë. Ergysi ka shkuar dy vjeç në Greqi, pra është rritur atje, ndërsa Gjergji Kone, – që sot na quhet Panajotis (kur shoh këtë prapashtesën “is” nuk e di pse burrat më duken “gay”), – ka lindur në Tiranë dhe u bë gaygrek, ashtu si Sotir Nini, që i kruhej 2-lekëshi dhe nuk rrinte dot pa i vënë emrit të vet himaroit dhe shqiptar prapashtesën “is”.
    Mos e prekni Ergysin!
    Ai është shqiptar, madje edhe shumë i mirë dhe këtë e ka treguar me vepra. Ai simbol në bluzën e tij flet më shumë se çdo moral, që del nga goja e njerëzve të cilët kërkojnë të fitojnë kapital, duke akuzuar të tjerët për gjoja mungesë atdhedashurie dhe ofendim të kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *