Policia italiane po bëhet gati për të mbrojtur stikat jeshile të Brontes.
Stikat që rriten në faqen e vullkanit Etna, në Itali, janë më të shtrenjtat në botë. Ato përbëjnë më pak se 1% të prodhimit botëror, por 1 kg stika të paqëruara kushton pothuajse sa dyfishi i stikave që ofrojnë SHBA dhe Irani, dy prodhuesit më të mëdhenj në planet.
Stikat e gjelbra të Brontes janë më të shijshme dhe më jetëgjata, por 3000 hektarët pranë Etnas bëhen shpesh shënjestër e grabitësve. Ata futen në fermë gjatë natës dhe përpiqen të ikin me sa më shumë kilogramë që të munden.
Për këtë arsye, policia italiane është e angazhuar në maksimum. Patrullimi bëhet edhe me helikopterë, dhe rojat ndërrohen me turne.

Në vitin 2009 u vodhën 300 kg, rreth 4600 euro stika brenda natës.

Karabinierët italianë përdorin helikopterë për të ruajtur 3000 hektarë stika.

Stikat e Brontes, në faqen e vullkanit Etna, mblidhen me dorë.

Prodhuesit eksportojnë në gjithë botën, por dhe në tregun italian stikat kanë përdorim shumë të gjerë.

Farat kanë nisur të rriten më shpejt këtë vit, shumë përpara shtatorit.

Lëvorja e kuqe, nën lëvozhgë, mbulon një thelb me ngjyrë të gjelbër e të fortë.
e.t./dita
