U kritikua dhe u bënë komente tallëse nëpër rrjetet sociale, por duket se kjo prerje e flokëve, ka një kuptim prekës. Cristiano Ronaldo, kishte bërë këtë prerje flokësh, në të njëjtën mënyrë, siç është edhe prerja në kokën e një fansi të tij, që i është nënshtruar operacionit. Portugezi kishte paguar afro 60.000 Euro, për të shëruar Erik Ortiz Cruz, i cili është diagnostikuar me tumor në kokë. Djaloshi që i kishte marrë zemrën futbollistit, është nënshtruar operimit, duke mbetur me një shenjë të tillë në kokë. Ky zig zak në kokën e futbollistit, u cilësua si një nga prerjet më të këqija në këtë Kampionat Botëror të Futbollit, por duket se nuk është ndonjë trend i ri. Në nderë të fansit që po lufton me sëmundjen, CR7 nuk hezituar të bëjë një veprim të tillë


Respekt !!!