Moda pothuajse çdo ditë vjen tek ne në forma nga më të ndryshmet. Veshje e aksesorë nga më të çuditëshmit, të cilat në një farë mënyrë tregojnë personalitetin e secilit prej nesh. Por, çdo të mendonit nëse në flokët tuaja do të mbanit krahun e një zogu tashmë jo të gjallë?
Nuk është pjesë e filmave fantashkencorë dhe as atyre horrorr, është moda e re e Margot Mogpie. Stilistja 31 vjeçare ka një “dhunti” të veçantë. Përdor, kafshë të ngordhura dhe pjesët e trupit të tyre, i shndërron magjishëm në aksesorë të ndryshëm, si kurora apo kapse për flokët, të cilat i shet deri në 60 paund.
“Kam shumë kërkesa nga njerëz që më kërkojnë të bëj ndonjë gjë më pupla për dasmën e tyre, por edhe për festa të ndryshme.”-ka deklaruar Mogpie.
Ndonëse mund të duket kontradiktore, ajo shprehet se i adhuron fluturakët dhe se i përlqen ideja e stilimit me krahët dhe pendët e tyre./A.V