Stina e qershive, ja pse duhet t’i konsumoni sa më shumë

Gazeta Dita

Qershia përmban gjithçka që trupi ynë ka nevojë për të qenë të shëndetshëm dhe vitalë. Ky frut është i pasur me vitamina A, C, E dhe acid folik. Ajo është gjithashtu e pasur me minerale të tilla si kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibrat.

Qershitë mbrojnë nga disa forma të kancerit, si dhe avogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës.

Po kështu ky fryt pengon oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh qershia, pasi ky frut ndikon në zvogëlimin e arteriosklerozës, si dhe siguron që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.

Fruti përmban kumarinë dhe zvogëlon prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza. Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Qershitë ndihmojnë edhe për shikim të mirë, pasi ato kanë ndikim pozitiv në sy, si dhe zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *